Impianti i parё qё do tё transformojё CO 2 tё marrё nga ajri nё mineral tё ngurrtё Nё Islandё ka filluar nga puna impianti mё e madh pёr kapjen e CO 2 (dioksidin e karbonit) nga ajri dhe transformimin nё substancё tё ngurrtё. Impianti i quajtur Orca qё rrjedh nga fjala islandeze pёr “energji”pёrbёhet nga 4 njёsi dhe secila e bёrё nga kuti metalike qё ngjasojnё nё kontejnerё transporti. Fabrika ёshtё ndërtuar nga kompania zvicerane Climeworks dhe ajo Islandeze Carbfix, dhe kur të punojë me kapacitet të plotë, do të jetë në gjendje të nxjerrë 4000 tonë dioksid karboni nga ajri çdo vit. Sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, kjo është e barabartë me emetime të 870 makinave. Ndërtimi i uzinës kushtoi midis 10 dhe 15 milion dollarë. Për të mbledhur CO2, fabrika pёrmes sistemeve tё thithjes sё ajrit vendos nё kolektor i cili ёshtё bёrё nga material filtrues. CO 2 i mbledhur dhe i pёrqёndruar nё sistem më pas përzihet me ujë dhe injektohet në shkëmbi...