Dëllinja, nxit metabolizmin, sistemin
urinar, ...
Dëllinja është frytë magjik që njihet në latinisht si “Juniperus
communis”nga e cila mund të prodhoni lehtësisht pije në shtëpitë tuaja me të
cilin lëng mund të pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e
stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.
Dëllinja kimikisht është shumë e pasur, përmban rreth 2,5% vaj esencial, 10% rrëshirë,
30% sheqer invert, taninë, , gomë, dyll, acid formik dhe acetik, kripëra të
acideve organike, flavonoide, kalcium, kalium, mangan, etj.
Përbërësit kryesorë yë saj janë:
vajrat esencial borneoli, izoborneoli, kadineni, pineni, kamfeni, terpeneoli,
alkooli terpentinik, taninet, glikozidet etj.
Efekti medicinal: nxitë
metabolizmin, sistemin urinar, respirator, tretës dhe ate nervor.
Në vendet ku edhe antib.iotikët nuk mund të depërtojnë, dëllinja
mund të depërtojë lehtësisht, psh. në rrugët urinare ku ka vatra të ndryshme
inflamatore të shkaktuara nga bakteret E.choli, pisha si antiseptik urinar
është ilaçi i duhur.
Me baktere të vazhdueshme në urinë trajtimi me pishë
arrin rezultate të shpejta dhe të sigurta. Duhet theksuar se trajtimi me
pishë nuk përdoret tek inflamacioni i veshkave sepse mund të shkaktojë
gjakderdhje dhe shfaqjen e proteinave në urinë. Efekti shërues i pishës
shprehet në të gjitha sëmundjet sië janë nefriti, cistiti, pieliti etj.
Vetitë antiseptike dhe antibakteriale të pishës
ndihmojnë në trajtimin e të gjitha proceseve inflamatore, pavarësisht nëse ajo
duhet të jetë kuruese brenda apo jashtë .
Efektiviteti i pishës në trajtimin e organeve të frymëmarrjes, bronkitit kronik apo katarit pulmonar, dëshmojnë shumë, duke përshkruar veprimin e shpejtë që çon në ekspektorimin dhe eliminimin e sekrecioneve. Çaji përgatitet nga degëzat e pishës, e cila shkakton urinim të shtuar.
Fruti i pishës përdoret sa herë që është e nevojshme të
rritet ekskretimi i lëngjeve duke urinuar. Përtypja e frutave të pishës është e
dobishme në të gjitha sëmundjet infektive, për pastrimin e gjakut, eliminimin e
acidit urik dhe erës së keqe të gojës, përdhes, reumatizmës, si dhe
inflamacionin e kyçeve dhe inflamacionin e fshikëzës. Vaji esencial i pishës
përdoret për ekzemën, psoriazën, sëmundjet e kyçeve, përdhes, rrugëve të
frymëmarrjes dhe organeve, si dhe për të gjitha sëmundjet e stomakut dhe të
zorrëve.
Kundërindikimet: Përdorimi i pishës është i ndaluar në
gjendjet inflamatore të veshkave dhe në shtatzëni.
Çaji përgatitet nga degëzat e pishës, e cila pas përdorimit
nxit urinim të shtuar.
Commentaires
Enregistrer un commentaire