Disa ushqime që mbrojnë dhe rigjenerojnë mëlqinë tuaj,...
Mëlqia si organ ka role të rëndësishme
në organizmin tonë: ndihmon metabolizmin e yndyrnave, sheqernave, proteinave si
dhe shërben si “filtër” për “produktet” e panevojshme që mund ti marrim ma anë
të ushqimit.
Andaj ky organ duhet të jetë i
shëndetshëm për të kryer funksionin e tij.
Për të ruajtur shëndetin e
mëlçisë, këshillohet të konsumoni ushqime të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese
thelbësore si magnez, kalcium, fosfor dhe hekur.
Disa ushqime që duhen favorizuar
për t'u kujdesur për mëlçinë:
Ushqimet e pasura me fibra -
ndihmojnë në uljen e yndyrës dhe mbrojnë nga sëmundjet e mëlçisë. Tërshëra
dhe perimet jeshile si spinaqi, lakra, fasulet preferohen në ushqimin tuaj
sepse këto janë edhe furnizues të vitaminave dhe përmbajnë gjithashtu
antioksidantë, shumë të dobishëm për pastrimin e organizmit.
Angjinarja (artiçoka) - vepron në sekretimin e tëmthit dhe në këtë mënyrë përmirëson tretjen. Substancat aktive ndodhen kryesisht në gjethe. Mund të përgatisni një çaj bimor ose një infuzion me gjethe angjinare ose ta hani këtë perime në një sallatë.
Shafran i Indisë - ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Rekomandohet për të luftuar kundër shumë sëmundjeve, përfshirë ato të mëlçisë. Ndihmon në pastrimin e trupit, ndihmon tretjen dhe ndihmon në parandalimin e kancerit.
Commentaires
Enregistrer un commentaire