Fitosterolet të efektshme për uljen e
kolesterolit të “keq” tonë studimet, i gjeni në ...
Nga prova shkencore lidhur me kolesterolin
LDL është konstatuar se sterolet bimore ose më saktë ai i quajtur beta –sitosterol
kanë treguar se mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun e sëmundjeve koronare dhe të
zemrës. Këto fitosterolet funksionojnë duke bllokuar sasinë e kolesterolit
të përthithur nga trupi pas konsumimit. Këto komponente të dobishme mund
ti merrni duke konsumuar ushqime të shëndetshme si arrat, farat, fasulet dhe
disa vajra.
Beta-Sitosterol (BS) është një
fitosterol, një përbërësi i dobishëm që gjendet në disa ushqime bimore siç janë:
arrat, farat, vajrat dhe bishtajoret që imiton kolesterolin dhe mund të
ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit të “keq” ose LDL në gjak, poer njëashtu
mund të ndikojë edhe në përmirsimin e shëndetit të prostatës, për të
parandaluar alergjitë, astmën, sëmundjen e fshikëzës së tëmthit, tuberkulozin
dhe dhimbjet e kyçeve dhe muskujve.
Përfitimet kryesore të
beta-sitosterolit:
Një nga përdorimet më të zakonshme të suplementeve BS dhe përfitimet e ngrënies së ushqimeve që përmbajnë beta-sitosterol është reduktimi i përthithjes së kolesterolit në zorrët. Kjo ndihmon në uljen e LDL-së, “kolesterolit të keq”, i cili është i lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës si sëmundja koronare e zemrës dhe ateroskleroza. Studimet tregojnë se njerëzit kanë mbajnë nivele të ulëta të kolesterolit total dhe kolesterolit LDL, kanë në menutë e tyre ushqyese ushqime bimore që përmbajnë fibra dietike dhe përbërës të tjerë.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e të paktën dy gramëve
fitosterole në ditë nga ushqimet e shëndetshme, si arrat dhe farat, përveç
ushtrimeve të rregullta për të mbështetur funksionin e përgjithshëm
kardiovaskular.
Suplementet me beta-sitosterole (BS) mund të rekomandohen
gjithashtu për njerëzit me hiperkolesterolemi, në doza mbi 200
mg/ditë. Ndërsa fitosterolet mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të
kolesterolit total dhe kolesterolit LDL, ato nuk do të rrisin nivelet e
kolesterolit "të mirë" të lipoproteinave me densitet të lartë
(HDL). Prandaj është gjithmonë e rëndësishme të konsumoni yndyrna të
shëndetshme si pjesë e një diete të ekuilibruar.
Beta –sitosteroli (BS) njëashtu përdoret për
të reduktuar simptomat që lidhen me hiperplazinë beninje të prostatës (prostata
e zmadhuar), e cila mund të shkaktojë probleme me kontrollin dhe frekuencën e
urinimit tek meshkujt. Mendohet se funksionon duke u lidhur me prostatën
për të ndihmuar në reduktimin e ënjtjes dhe inflamacionit, të cilat mund të
shkaktojnë siklet dhe dëshirën për të urinuar. Megjithatë, mekanizmi i
saktë i veprimit të tij nuk dihet plotësisht.
Disa prova sugjerojnë se BS mund të jetë në gjendje të
nxisë apoteozën (qeliza e qelizave kancerogjene) dhe të pengojë rritjen e disa
llojeve të qelizave të kancerit të njeriut, të tilla si ato që kontribuojnë në
kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit. Nuk përdoret si i vetëm
në trajtim për kancerin, por përkundrazi shihet si një ndihmës ndaj
medikamenteve dhe procedurave të tjera.
Ushqime të pasura me beta-sitosterol
Fitosterolet, duke përfshirë edhe beta-sitosterolin (BS),
gjenden në ushqimet që përmbajnë yndyrna natyrale, të tilla si arrat, farat,
avokado dhe vajrat vegjetale. Edhe pse këto janë ushqime me pak yndyrë,
disa bishtajore përmbajnë gjithashtu beta-sitosterol.
Këtu janë shembuj të disa prej ushqimeve më të larta në
beta-sitosterol:
– Vajra vegjetale të bëra nga arra dhe fara, të tilla si vaji i sojës, vaji ullirit, ) avokat).
– Salcat e sallatave me bazë vajra bimore
– Fëstëkë
– Bajame
– Fasule
– Lajthitë
– Arra
– Pjekane – Embrion gruri
– Kikirikë
– Disa lloje të margarinave dhe majonezave me bazë vajra bimore.
Në formë suplementi, BS zakonisht merret si kapsulë nga
goja, ndonjëherë në doza të ndara disa herë në ditë. Ajo vjen në formën e
një pluhuri të bardhë, dylli që ndonjëherë ka një erë të
pakëndshme. Përveçse është suplement, përdoret edhe si aditiv ushqimor.
Sa Beta-Sitosterol duhet të merrni?
Rekomandimet e dozimit ndryshojnë në varësi të gjendjes
tuaj aktuale mjekësore dhe gjendjes që po trajtoni. Doza tipike për të rriturit
është midis 150 dhe 2500 miligramë në ditë, me doza më të larta të sugjeruara
për njerëzit me kolesterol të trashëguar të lartë. Konsiderohet e sigurt
për shumicën e njerëzve që të marrin 800 mg/ditë deri në gjashtë muaj, e cila
është sasia e rekomanduar për të arritur efektet e uljes së
kolesterolit. Doza më të ulëta, rreth 150 mg/ditë, mund të jenë më
efektive në trajtimin e problemeve të fshikëzës dhe prostatës.
Megjithëse BS është i sigurt kur konsumohet në ushqim dhe
përgjithësisht konsiderohet i sigurt kur merret në formë suplementi, ai mund të
shkaktojë efekte anësore tek disa njerëz, si p.sh.
– dispepsi
– vjellje
– fryrje
– diarre
– kapsllëk
Beta-Sitosterol preferohet të përdoret për një periudhë
maksimale prej gjashtë muajsh. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse
planifikoni të merrni një suplement më të gjatë se kjo periudhë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire