Mëndafshi i misrit - antiinflamator, eliminon gurët,...
Përfitimet shëndetësore të çajit të mëndafshit të misrit janë të shumta.
Në mjekësinë popullore përdoren në trajtimin e sëmundjeve dhe gjendjeve të
mëposhtme:· inflamacion të fshikëzës urinare - ka efekt diuretik dhe lehtëson zbrazjen e fshikëzës dhe eliminimin e baktereve;
· pastrimin e rërës ose gurëve në traktin urinar dhe veshka - sepse rrit prodhimin e urinës dhe eliminon mekanikisht substancat e dëmshme
· përdhes - sëmundje e shkaktuar nga grumbullimi i kristaleve të acidit urik në kyçe;
· problemeve menstruale dhe sindromës premenstruale;
· kur mbani një dietë - çaji i mëndafshit të misrit ndihmon në humbjen e peshës dhe largon lëngun e tepërt nga trupi;
· çrregullimet e enëve të gjakut - veçanërisht kur bëhet fjalë për inflamacion të venave, sepse ndihmon qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e trombozës:
Një lugë çaji mëndafsh misri me 200 ml ujë tё vluar dhe lihet të qëndrojë rreth 10-15 minuta dhe më pas kullohet dhe pihet i pa ëmbëlsuar tri herë në ditë, gjithmonë i sapopërgatitur.
Kombinimi i mëndafshit të misrit dhe çajit jeshil është i shkëlqyeshëm për celulitin dhe për humbje peshe.
Mëndafshi i misrit ka një efekt në largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi .
Kjo përzierje bimore është mjaft e rëndësishme për detoksifikimin e përgjithshëm të organizmit dhe eliminimin e substancave të dëmshme të grumbulluara.
Së fundi, mëndafshi i misrit me çaj jeshil ndihmon mëlçinë, pastron enët e gjakut dhe parandalon aterosklerozën.
Commentaires
Enregistrer un commentaire