Çaji i malit (Origanum vulgare L), efektiv
kundër sklerozës dhe sëmundje tjera ...
Çaji i malit është një pije shumë efektive
kundër sklerozës. Kjo sëmundje neurosfilitese prek mbi 30 milionë të moshuar në
mbarë botën.
Pacientët fillojnë të humbin memorien dhe orientimin me
përshkallëzim të situatës me kalimin e viteve.
Një studim në fakultetin Magdeburg të Gjermanisë ka treguar
se konsumi i vazhdueshëm i çajit të malit, e kufizoi deri ne 80% dëmtimin e
trurit, në eksperiment në minj. Më pas, ky studim u zbatua edhe në njerëz dhe
rezultatet ishin tepër optimiste.
Prandaj, mos hezitoni ta konsumoni sa më shumë çajin
tonë, çajin që ka shoqëruar breza e breza të paraardhësve tanë.
Çaji i malit përmban vitaminë K dhe dy vajra esencialë që
kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikasë se shumë
medikamente. Përmban thymol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Të dy shërbejnë
si antioksidantë. Studimet kanë treguar që në një gram çaj mali gjenden 42 herë
më shumë antioksidantë se në një gram mollë, 30 herë më shumë antioksidantë se
në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më
shumë se boronicat. Dy varietetet e çajit të malit janë të pasur me hekur,
mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Çaji i malit është një nga barishtet më të shëndetshme
dhe më të shijshme që mund të provosh. Njëashtu ai është i pasur në fibra. Ai
është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3 dhe përmban një listë
substancash që parandalojnë sëmundjet dhe promovojnë shëndetin e mirë.
Kjo barishte nuk ka kolesterol por është burim i pasur
fibrash që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Gjethet dhe
kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin
prodhimin e djersës. Pijet ose çajrat e malit ndihmojnë kundër të ftohtit,
virozave, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose
simptomave menstruale.
Varieteti i kuq i çajit të malit është e pasur me
flavonoidë antioksidantë (vitaminë A, karoten, luteinë, zeaksanthinë dhe
kriptoksanthinë) dhe renditet mes bimëve më të pasura me antioksidantë. Këta të
fundit luftojnë radikalet e lira që përshpejtojnë shfaqjen e një sërë
sëmundjesh dhe plakjen e parakohshme.
Substancat dominuese të çajit të malit përmirësojnë
lëvizjen e zorrëve dhe fuqitë tretëse të gjithë sistemit por edhe e mbrojnë atë
nga sulmet e baktereve dhe mykut. Ju mund të shfrytëzoni vlerat e varietetit të
kuq duke e përzier me vajin e ullirit.
Nevojiten gjysëm litri vaj të mirë ekstra i virgjër ulliri
dhe 5 degë çaj mali të freskët ose akoma më mirë e atij të kuq. Vendosni degët
në vaj dhe lërini të qëndrojnë së bashku për 7 ditë. Ky vaj është fantastik për
përgatitjen e picave, sallatave dhe gatimeve të tjera që kërkojnë vaj ulliri.
Shkencëtarët amerikanë kanë kryer një studim i cili ka
konstatuar se komponimet e vajit të rigonit mund të jenë efektive në
shkatërrimin e norovirusit.
Studimi është kryer në formën e norovirusit tek minjtë.
Studiuesit kanë zbuluar se çaji i malit mund ta shkatërrojë shtresën e
proteinës që rrethon dhe mbron neorovirusin.
Komponimi që e shkatërron norovirusin quhet karvakrol. Ai
gjithashtu ia jep erën dhe shijen e veçantë vajit.
Përmes shkatërrimit të shtresës mbrojtëse së norovirusit,
çaji i malit ia mundëson komponimeve të tjera antivirale që të hyjnë në virus
dhe ta shkatërrojnë atë.
"Hulumtimin duhet ta vazhdojmë, por është e qartë se
karvakroli i sulmon viruset në mënyrë unike", kishte thënë hulumtuesja
kryesore dr. Kelly Brigt.
Shkencëtarët, gjetja e të cilëve është publikuar në
revistën "Applied Microbilogy", theksojnë se hulumtimet vazhdojnë që
të nxirren rezultate konkrete.
Commentaires
Enregistrer un commentaire