Lehtësoni
gjendjet depresive me anë të kantarionit, njëashtu edhe ...
Kantarioni ose Hypericum
perforatum ka efekt qetësues në sistemin nervor, mban në nivel normal
serotoninën, çrregullimet e gjumit, heq lodhjen, trishtimin, apatinë dhe
melankolinë. Vepron në hormone, dhe i largon problemet e shpeshta te menopauzës,
ndihmon kundër sëmundjeve të grave, eliminon dhimbje menstruale, shëron
aneminë. Mund tu jepet vajzave në moshën e pubertetit për të ndihmuar në
zhvillimin e duhur të organeve seksuale.
Vërejtje:
çajin duhet të pirë gjashtë deri tetë javë pa ndërprerje,
dhe pastaj të pushoni për tre javë, pas pushimit kura mund të përsëritet.
Rezultatet janë të dukshme pas disa javësh.
Derisa jeni në terapi, nuk duhet tu ekspozoheni rrezeve
të diellit për shkak të ndikimit phototoxic - mund të rezultojë në formimin e
njollave të errëta në lëkurë. Kantarioni është ilaçi më i mirë natyral për
depresion, është përdorur për qindra vjet për trajtimin e gjendjeve depresive,
ankthit, dhe sëmundjeve nervore.
Vaji nga lulebasani përdorët për trajtimin plagëve, djegieve,
djegieve nga dielli, pickimit te insekteve. Mjekë e rekomandojn për plagët që
nuk shërohen leht pasiqë përshpejton rinovimin e lëkurës.
Kur përdoret për trajtimin e depresionit,pëmirsimi nuk
është i ,,shpejtë,,.Por tregon rezultate të shkëlqyera dhe afat-gjatë,dhe
arrihet shërim të plotë.
Përgatitja e çajit:
Një lugë gjelle kantarioni përvlohet me 2.5 dl ujë të
vluar, lihet të qëndrojë për
10-15 minuta, pihet 3 herë në ditë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire