Trajtimi natyral i shpretkës
Ciroza e mëlqisë, infeksionet në gjak dhe problemet
me sistemin limfatik, janë arsyet kryesore që shkaktojnë zmadhimin e shpretkës.
Mëlqia është një organ që filtron gjakun dhe
mirëmban rruazat e kuqe dhe të bardha të gjakut. Ajo gjithashtu mirëmban të
gjithë sistemin e organizmit dhe mbron trupin tonë nga infeksionet.
Shpretka e zmadhuar nuk funskionon ashtu siç duhet
dhe mund të shkatërrojë rruazat e kuqe të gjakut. Humbja e peshës, hemoragji
nga hunda apo goja, lodhje dhe anemi, janë shenjat bazike të zmadhimit të
shpretkës.
Nëse keni vazhdimisht dhimbje në pjesën e sipërme
të barkut (në krah të majtë), vështirësi në frymëmarrje, mungesë oreksi e
këputje të vazhdueshme, atëherë duhet të bëni një vizitë mjekësore.
Në raste shumë të vështira e të rënduara, mjekët
janë të detyruar ta heqin shpretkën, por në raste të tilla bëhet shumë e
vështirë për organizmin të luftojë infeksionet.
Kujdesuni që ta trajtoni problemin para se të
avancojë deri në këtë gradë. Ne po ju japim disa këshilla sesi ta trajtoni mëlqinë
e zmadhuar, me ushqime natyrale.
Frutat më të mira për të zvogëluar shpretkën e
zmadhuar dhe të acaruar
Papaja me uthull molle
Zhytni një papaja në uthull molle për gjithë
natën. Në mëngjes, prejeni në feta,
spërkateni me kripë dhe hajeni esëll. Ju gjithashtu mund të hani papaja të freskët, të prerë në feta dhe të spërkatur me kripë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të zvogëluar shpretkën.
Papaja
200 – 250 gramë frut të freskët të papajas, konsumojeni me stomakun bosh. Kjo është mënyra më e mirë për të kuruar inflamacionin dhe shpretkën e zmadhuar. Ky frut pakëson edhe dhimbjet që shkakton shpretka e acaruar. Papaja gjithashtu largon bakteriet nga rruazat e gjakut. Ata që konsumojnë 1-2 feta të frutit të papajas çdo ditë, mund të kurojnë shpretkën e zmadhuar.
Gjethe dhe lëng rrushi
Zieni 25 gramë gjethe rrushi në 2 filxhanë çaji me ujë. Duhen zier derisa uji të mbetet 1 filxhan. Këtë çaj përiziejeni me 25 gramë lëng rrushi të freskët. Pijeni për të kuruar shpretkën e zmadhuar.
Kos me luleshtrydhe
Vetitë antibakteriale të kosit ndihmojnë në mirëmbajtjen e shpretkës. Çdo ditë merrni 50 gramë luleshtrydhe dhe hidhini në 125 gramë kos. Mbajeni në frigorifer dhe konsumoni nga kjo 2-3 lugë gjelle çdo 3 - 4 orë, derisa të keni rezultatet që doni.
Mango me mjaltë
Përzieni 1 lugë gjelle me mjaltë me 5-6 lugë gjelle me mango të prerë në copa të vogla katrore. Konsumoni mango me mjaltë, për 25 ditë rrjesht derisa shpretka të përmirësohet. Në raste të rënda, vazhdojeni më gjatë kurën.
Lëng molle
Pirja e 1-2 gota me lëng molle në ditë, ndimon për të mbajtur të pastër sistemin limfatik dhe për të zvogëluar shpretkën në mënyrë natyrale.
Lëng panxhari me xhinxher
Merrni 1 gotë me lëng panxhari së bashku me një lugë gjelle lëng xhinxheri. Pijeni këtë 2-3 herë gjatë ditës. Xhinxheri ndihmon në proçesin e detoksifikimit dhe forcon sistemin imunitar.
Brokoli
Brokoli është një perime shumë e fuqishme për detoks dhe për të ndihmuar mëlçinë apo shpretkën të funksionojnë sa më mirë. Ju mund të konsumoni çdo ditë brokoli për të përfituar mineralet, vitaminat dhe enzimat e duhura për të kuruar shpretkën.
Çaj me fara ‘Nigella Sativa’
Merrni ¼ lugë çaji me fara ‘nigella sativa’, shtypini dhe ziejini me një filxhan çaji ujë. Pini nga ky çaj 2-3 herë në ditë. Kjo është një mënyrë tjetër natyrale për të kuruar shpretkën.
Çfarë të shmangni dhe çfarë
jo
• Mbani një dietë të balancuar sepse ushqimi është
ai që e mban shpretkën të shëndetshme.
• Konsumoni ushqime me Omega – 3; fara lini, vaj
të freskët lini, salmon, arra, etj. Omega – 3 ul infiamacionin e shpretkën së
acaruar.
• Shmangni ushqimet e vështira për t’u tretur
sepse shkaktojnë dhimbje dhe acarim në shpretkë.
• Mos konsumoni fare domate apo ushqime të
përgatitura me to.
• Mos konsumoni ushqime me shumë proteinë si mishi
i kuq, bifteku, filetot e pulës, etj.
• Mos konsumoni aspak alkol, nikotinë apo pije të
gatshme.
• Pini shumë ujë gjatë ditës.
• Shmangni ushqimet e nxehta.
• Përtypeni ushqimin ngadalë dhe mirë pasi kështu
lehtësoni organet jetike ta kryejnë më mirë punën e tyre.
Commentaires
Enregistrer un commentaire