Vaji i livandos, një aleat i shkëlqyer i lëkurës
tuaj
Vaji i livandos është një produkt i shkëlqyer bukurie për kujdesin e
lëkurës, falë aftësisë së tij qetësuese dhe pastruese.
Ai fitohet nga ekstrakti Lavender angustifolia,
Livando ka veti të veçanta qetësuese dhe shëron lëkurën. Është një nga
produktet më të përdorura në botën e estetikës dhe një prej vajrave thelbësorë
që mund të aplikohet i vetëm, por edhe i holluar me vajra të tjerë bimorë.
Duke pasur si funksion kryesor veprimin qetësues, vaji i livandos, i
holluar me pak vaj vegjetal (vaj bajame), zbut lëkurën e irrituar dhe të
skuqur, psh. në 50 ml vaj bajame, shtoni 10 pika vaj livando dhe përhapeni
direkt në zonat problematike.
Përveç veprimit qetësues, livando vepron edhe si anti inflamator, duke
përmirësuar gjendjen në rastet e pezmatimit të lëkurës. Holloni 10 pika esencë
livando në një pomadë (vazelinë të zakonshme) dhe aplikojeni tri herë në ditë
në zonat që doni të trajtoni. Brenda disa ditësh, do të shihni përmirësimin.
Ai mund të përdoret edhe si një mjet antiseptik kundër akneve. Në këtë
rast, vaji esencial i livandos parandalon përhapjen e inflamacioneve lokale për
shkak të puçrrave në fytyrë. Ne sugjerojmë që ju të shtoni në kremin tuaj ditor
5 pika vaj livando.
Commentaires
Enregistrer un commentaire