Çaji i blirit si i ilaç kundër temperaturës, dhembje koke, kundër ftohjeve, ...
Bliri është një pemë e
bukur, e madhe dhe jetëgjatë. Ajo rritet në një lartësi prej 30 deri në 40
metra dhe mund të arrijë moshën qindra vjeçare. E ka origjinën nga
kontinenti evropian. Ai lulëzon gjatë verës, në fund të qershorit dhe në
fillim të korrikut. Bliri ka lule të verdha nga të cilat përgaditet çaj me
shije të këndshme.
Tradicionalisht
përdoret për të trajtuar ftohjet, gripin, kollën, infeksionet e fytit dhe
temperaturën. Ka një efekt të lehtë qetësues dhe rekomandohet për
relaksimin e nervave, kundër lodhjes, dhimbjeve të kokës dhe si ndihmës në
trajtimin e epilepsisë .
Çaji i blirit është gjithashtu i
mirë për gratë në menopauzë, në rastet e tensionit dhe pagjumësisë .
Çaji i blirit i aplikuar nga jashtë ka
një efekt të dobishëm në lëkurën e irrituar, djegie, plagë dhe ulcera. Larja
e fytyrës me çaj bliri tonifikon ate.
Duke qenë se ky çaj stimulon
djersitjen, është i dobishëm në rastet e ftohjes dhe gripit për të ulur
temperaturën.
Përgatitja e një filxhani çaji
Një lugë e vogël lule bliri në
2,5 dl ujë të vluar. Mbulojeni, lëreni për 2 orë dhe më pas kullojeni.
Para përdorimit ngrohni mirë
çajin dhe pijeni menjëherë sa është ende i nxehtë. Doza ditore e
rekomanduar e çajit është 3 filxhanë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire