Detoksifikoni në pranverë organizmin tuaj me këtë
pije nga limoni, kastraveci, ...
Detoksifikimi ose
pastrimi i organizmit ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të një
personi, ndihmon trupin të kthehet në ekuilibrin e tij natyror, rrit energjinë
dhe përmirëson shëndetin.
Qëllimi i detoksifikimit është pastrimi i trupit nga substancat e huaja dhe
mbeturinat e akumuluara në mënyrë që funksionet e trupit të arrijnë nivelin e
tyre optimal. Shëndeti i zorrëve është thelbësor për këtë. Vetëm kur
zorrët pastrohen, organizmi pastrohet.
Një pije freskuese detoksifikuese pranverore është edhe kjo e përbërë nga:
- 2 limonë
- rrënjë
xhenxhefili i freskët 2 cm në madhësi
- 1
kastravec
- Rreth 10
gjethe mente të freskët
- 1 litër
ujë
Përgatitja:
Pastroni xhenxhefilin dhe vendosini në një
enë ose kavanoz. Pritini limonin në rrathë dhe kastravecin .
Hidhni ujë të ftohtë mbi to, vendosni gjethet
e freskëta të nenexhikut (mentës) dhe lëreni në frigorifer për të paktën një
orë.
Duhet të pini këtë pije detoksifikuese gjatë
gjithë ditës.
Commentaires
Enregistrer un commentaire