Një bimë e mbushur me hekur, magnez,
kalcium... e cila mund të konsumohet edhe e pagatuar
Bima rukolla ose Eruca vesicaria është
njëvjeçare e cila arrin lartësinë 30-60 cm. karakterizohet nga gjethe të gjera
në trajtë lire me buzë të dhëmbëzuara. Me lule pothuajse të bardha me damarë vjollcë,
ndonjëherë të verdhë ose krem. Farat e vogla të rukolës me ngjyrë kafe të
çelur, të ngjashme me farat e sinapit, janë të vendosura në dy rreshta në një
bishtajë 2-3 cm të gjatë. Rukolla mund të kultivohet dhe varianti i “butë”është
më i madh dhe jo i hidhur.
Është
i pasur me vitaminë C, karotinë, vitamina të kompleksit B, pektinë, kalcium,
fosfor, hekur, magnez, kalium dhe bakër. Ajo përbëhet kryesisht nga uji
dhe ka shumë karbohidrate dhe proteina. Përmban përbërës aktivë që kanë
veti antikancerogjene, ka një efekt pozitiv në shëndet dhe redukton rrezikun e
shumë sëmundjeve. Rukola është veçanërisht e rëndësishme në parandalimin e
kancerit të gjirit.
Ekspertët
theksojnë se rukolla mbron zemrën dhe konsiderohet si një antibiotik
natyral, rregullon tretjen, përdoret për trajtimin e ulçerës, osteoporozës,
kapsllëkut kronik, ftohjes dhe kollës. Përveç kësaj, rukola pastron
gjakun, përshpejton shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Pavarësisht se ka
një shije specifike, është mirë ta konsumoni të freskët, në sallata, megjithëse
ruan vetitë kuruese edhe kur gatuhet.
Rukola është e pranishme në treg nga maji deri në tetor
dhe preferohet të përdoret e freskët që mos humben lëndët ushqyese, sidomos
vitamina C. Ruajeni në frigorifer, në një enë hermetike, maksimum për gjatë 3
ditëve.
Commentaires
Enregistrer un commentaire