Një çaj
për ulje të temperaturës trupore dhe kundër ndezjes së mushkrive
PËRBËRËSIT TË
NEVOJSHËM:
·
gjethe luleshtrydhe e
egër
·
gjethe mjedër
·
gjethe manaferre
PROCEDURA: Sasi të
barabarta barishteve të thata përzihen në një tas. Hidhni një lugë gjelle
nga përzierja me 200 ml ujë të vluar dhe mbulojeni. Pas 15-20 minutash
kullojeni dhe konsumojeni. Pini tri herë në ditë për 3 javë. Bëni një
pushim për një javë dhe përsëritni procedurën - për pastrim të plotë dhe
detoksifikimin e trupit.
Për temperaturë të
lartë dhe ftohje pihet sipas nevojës 3-4 herë në ditë. Gjethet e
luleshtrydhes së egër (Fragaria vesca) përmbajnë shumë vitaminë C dhe hekur. Gjethet
mund të përdoren të freskëta ose të thata.
Përveçse kanë një
efekt të mirë në sistemin imunitar, ato gjithashtu kanë një efekt
anti-inflamator dhe kanë një efekt të dobishëm edhe kundër reumatizmës dhe
artritit.
* Përzierjes mund t'i
shtohet një gjethe rrush pa fara e zezë (Ribes nigrum), kurse çaji i livandës
ndikon në uljen e tempraraturës.
Commentaires
Enregistrer un commentaire