Vaj medicinal për
trajtimin e reumatizmit dhe kockave
Dhimbjet e kyçeve mund të jenë shumë të pakëndshme
dhe të dhimbshme, ndaj ju sugjerojmë të provoni një ilaç natyral për
reumatizmën që rrit qarkullimin e gjakut dhe zbut simptomat e sëmundjes.
Vaji që ndihmon në dhimbjet reumatizmale përgaditet nga speci i kuq
djegës dhe është shumë efektiv në trajtimin e radikulitit, miozitit, neuralgjisë,
reumatizmës dhe dhimbjeve të kyçeve.
Vaji i specit djegës zgjeron kapilarët, rrit qarkullimin e gjakut në
pjesët sipërfaqësore të lëkurës, rrit metabolizmin dhe ndikon në aktivizimin e
proceseve rigjeneruese në lëkurë.
Përbërësit e nevojshëm për përgaditjen e vajit:
·
10 speca djegës të freskët të kuq
·
2 gota vaj ulliri
·
kavanoz një litër
Përgatitja:
Specat pastrohen nga bishtat dhe imtësohen në blender. Këtë hidheni në
një kavanoz qelqi të pastër dhe hidhni vajin e ullirit.
Lëreni të qëndrojë në një vend të errët. Pas 7 ditësh, kullojeni
përmbajtjen e kavanozit. Specat e grirë mund t'i lini në frigorifer dhe
t'i përdorni si erëz dhe vajin për trajtim në lëkurë.
Aplikacimi
Aplikoni disa herë në ditë kur keni dhembje në kyçe apo pjesë të tjera
të trupit.
Pas ftrajtimit, nëse keni dhimbje në këmbë, vishni çorape të ngrohta. Ngrohni
pjesët e tjera të trupit në varësi të vendit që ju lëndon: krahët, qafa,
shpina.
Pas aplikimit të vajit, do të ndjeni ngrohje dhe ndjesi shpimi
gjilpërash në lëkurë, por është i tolerueshëm, madje i këndshëm dhe nuk
shkakton djegie. Ju mund të zvogëloni frekuencën e aplikimit të vajit me
kalimin e kohës.
Pas një muaji ose dy, procedura mund të aplikohet një herë në javë, për
shembull, nëse ndonjëherë ndjeni dhimbje në kyçe për shkak të ndryshimeve në kushtet
e motit. Mbajeni vajin në një vend të errët.
Commentaires
Enregistrer un commentaire