Çaj xhenxhefili me shafran tё indisё, njё pije me veti antikancerogjene dhe ...
Përbërësit e nevojshëm:
· 1 litër ujë
· 5 cm xhenxhefil të freskët
· 1/2 lugë çaji pluhur shafran i Indisë
· 5-6 topa piper të zi
· 1 limon
· mjaltë (opsionale)
Përgatitja :
§ Lëreni ujin të vlojë dhe grijeni xhenxhefilin në copa
§ Kur uji të vlojë shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi. Zieni për 5 minuta
§ Shtoni shafranin e Indisë dhe vazhdoni vluarjen edhe për 2-3 minuta të tjera
§ Lëreni të qëndrojë, kullojeni dhe shtoni lëng limoni dhe mjaltë sipas dëshirës
§ Vetitё medicinale tё çajit tё xhenxhefilit dhe shafranit tё Indisё
§ Mbron shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut
§ për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare
§ ulё nivelet e kolesterolit LDL dhe duke parandaluar oksidimin e tij
§ LDL kolesteroli ose kolesteroli i keq është fajtor për zhvillimin e aterosklerozës, ose bllokimin e enëve të gjakut
Studimet kanë treguar se kurkumina, substanca aktive e shafranit të Indisë, ul nivelin e kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke mbrojtur shëndetin e mureve të brendshme të enëve të gjakut – endotelit.
Falë vetive të saj anti-inflamatore, kurkumina mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave më të theksuara të artritit.
Vetitë antikancerogjene
Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë sot njihen si mbrojtës të mëdhenj kundër shumë llojeve të tumoreve. Xhenxhefili ul rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit, dhe është veçanërisht efektiv në parandalimin e kancerit gastrointestinal. Falë vetive të saj të forta antioksidante, kurkumina parandalon mutacionet qelizore që përndryshe çojnë në tumore dhe kancer.
Veprim anti-inflamator
Xhinxheroli në xhenxhefil dhe kurkumini në shafran të Indisë kanë veti të forta anti-inflamatore. Kjo është arsyeja pse efekti më i dukshëm i këtij çaji është anti-inflamator! Këto substanca konsiderohen si analgjezikë natyralë. Piperi i zi përmban piperinë, e cila rrit biodisponibilitetin e shafranit të Indisë, pra përthithjen e tij në organizëm. Prandaj, shafrani i Indisë këshillohet gjithmonë të konsumohet me shtimin e piperit të zi.
Commentaires
Enregistrer un commentaire