Ftohjet e gishtave të duarve dhe të këmbëve mund të jenë shenja për ç`rregullime serioze shëndetsore
Ftohjet e gishtave të duarve dhe të këmbëve mund të jenë
shenja për ç`rregullime serioze shëndetsore
Ndër tjera këto mund të jenë simptome të :
Gjëndës tiroide
Ngadalësimi i funksionit normal të gjëndrrës tiroide çon në një ngadalësim
të metabolizmit dhe shpesh shoqërohet me pëllëmbët dhe këmbët e ftohta. Lodhja,
përgjumja e shpeshtë, lëvizja e ngadaltë dhe toleranca e dobët e temperaturave
të larta janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.
Anemia
Gishta të duarve dhe këmbëve të ftohta, shpesh lodheni, keni dhimbje koke
dhe lodhje – në rast se ju ndodh kjo, është koha të kontrolloni pasqyrën e
gjakut sepse mund të keni mungesë hekuri. Është përbërësi kryesor i
hemoglobinës, një molekulë që çon oksigjenin në gjak dhe i jep atij një ngjyrë
të kuqe. Prandaj, ekstremitetet e ftohta mund të jenë shenjë e anemisë.
Diabeti
Përveçse shpesh keni duar të ftohta, ndonjëherë ndjeni ndjesi shpimi
gjilpërash në pëllëmbët dhe këmbët tuaja – këto mund të jenë shenjat e para të
diabetit. Pasojat mund të shprehen në pasqyrën e gjakut, por edhe sistemin
nervor.
Stresi
Stresi gjithashtu mund të jetë shkaku i duarve dhe këmbëve të ftohta. Ai
rrit adrenalinën, e cila nga ana tjetër ngushton enët e gjakut dhe dobëson
qarkullimin e gjakut nga edhe mund të
rrejshin simptome me duar dhe këmbë të ftohta.
Commentaires
Enregistrer un commentaire