Shurup shtёpiak pёr largimin e mukusit
Që të mund të nxirret më lehtë mukoza nga mushkëritë, fillimisht duhet holluar mukusin. Ky ilaç natyral për kollën do të sjellë përfitime të mëdha. Përkatësisht, ky shurup i bërë në shtëpi hollon dhe nxit nxjerrjen e mukusit nga mushkëritë.
Mund të përdoret nga të rriturit, por edhe nga fëmijët për kollën tek fëmijët . Efekti shërues i shurupit të kollës është i njohur që nga kohërat e lashta dhe përgatitet shumë lehtë. Çfarë nevojitet për përgatitje?
· 1 lugë gjelle rrënjë mёllage (Althaea officinalis)
· 1 lugë fara liri
· 1 lugë gjelle sherebelë
· 1 limon (i prerë në feta)
· 1 gotë ujë
· 1 filxhan sheqer i kaftё
Si përgatitet shurupi i kollës? - Hidhni ujë në njё enё dhe ngrohni butësisht, më pas
shtoni sheqerin dhe pёrzieni derisa të shkrihet. Përbërësit e mbetur i shtoni sheqerit të shkrirë dhe i përzieni mirë. Lëreni në zjarr të ulët për 5 minuta, më pas hiqeni të ftohet.Lëreni të qëndrojë për rreth 15 minuta, më pas kullojeni në një kavanoz me kapak.
Pini një lugë gjelle shurup për kollën e përgatitur në këtë mënyrë:
tri herë në ditë , derisa gjendja të përmirësohet, midis 15 dhe 45 ditësh. Mbajeni shurupin të mbyllur në frigorifer.
Commentaires
Enregistrer un commentaire