Vaji i lirit – ulё kolesterolin e keq dhe shёron shumё sёmundjet jera, ndёr to edhe ...
Pёrbёrja kimike:
· acide yndyrore tё pangopura deri në 60% omega-3, rreth 20% omega-6, 10% omega-9.
· Acidet yndyrore të ngopura (rreth 9.6 g për 100 g produkt): miristik dhe palmitik.
· Vitaminat: A, grupet B (B1, B2, B3, B4, B6, B9, B12), E, K, H, C, D.
· Elemente nё gjurmë: fosfor, magnez, hekur, zink, kalium, përveç linarinës, fitosteroleve, skualene (rreth 8% e totalit), lecitinё dhe beta-karotene
Sipas studimeve tё bёra vaji i lirit ulё nivelin e kolesterolit të keq, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe balancon presionin e lartë të gjakut.
Ndihmon metabolizmin
Tek njerëzit që kanë probleme me metabolizmin, kjo do tё thotё se ai ndihmon nё procesin e trejtes sё ushqimit. Njёashtu ndihmon nё raste tё inflamacioneve tё zorrёve dhe ti riparojё dёmtimet nё traktin tretёs. Vaji i lirit mund tё parandalojё formimin e gurёve nё tamth dhe ti largojё ato nё rast tё pranisё aty.
Vaj liri për ёshtё shumё i dobishёm edhe pёr flokёt dhe thonjtё, dmth i mban tё shёndetshёm.
Acidet yndyrore esenciale në vajin e lirit janë të dobishme për lëkurën. Skuqja, ekzema, psoriaza dhe rosacea shpesh reagojnë ndaj veprimit të tyre anti-inflamator dhe vetive qetësuese. Djegiet nga dielli dhe lëkura e djegur nga dielli shërohen më shpejt kur trajtohen siç duhet me vaj.
Vaji i farës së lirit zvogëlon rrezikun e kancerit dhe ngadalëson plakjen Lignanet në vajin e farave të lirit mendohet se luajnë një rol në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit , zorrës së trashë, prostatës dhe ndoshta lëkurës.
Vaji i farës së lirit përdoret për të lehtësuar simptomat e menopauzës dhe dhimbjet menstruale, dhe përdoret gjithashtu për të trajtuar infertilitetin dhe endometriozën femërore.
Me ndihmën e vajit të farave të lirit, ju mund të trajtoni sëmundjet e tiroides. Trajtimi i gjëndrës tiroide me vaj liri duhet të kryhet së bashku me marrjen e barnave dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të një mjeku. Acidet yndyrore omega 3 në farën e lirit janë të mira për problemet e tiroides sepse përmbajnë veti anti-inflamatore që stimulojnë prodhimin e hormoneve.
Magnezi dhe vitamina B6, të cilat gjenden në farat e lirit , janë gjithashtu të rëndësishme për funksionimin normal të gjëndrës tiroide. Një lugë çaji vaj liri ose 2 lugë çaji farë liri është një rekomandim ditor për trajtimin e hipotiroidizmit.
Ruajtja
Vaji i lirit është i ndjeshëm ndaj dritës dhe temperaturës dhe i prirur ndaj oksidimit. Vaji i lirit duhet të ruhet në frigorifer, i mbyllur fort.
Commentaires
Enregistrer un commentaire