Antibiotiku natyral më i fuqishëm qё mund ta bëni vetë ...
Një antibiotik natyral që shkatërron bakteret, si dhe vepron kundër parazitëve, viruseve dhe kërpudhave. Gjithashtu stimulon qarkullimin e gjakut dhe limfës në trup. Disa e përdorin atë për të pastruar gjakun, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të trajtuar sëmundjet kronike.
Ky ilaç përbëhet nga një kombinim i përbërësve natyralë dhe të freskët, dhe aroma e
tij pastron sinuset dhe lehtëson frymëmarrjen. Kur ke imunitet të fortë është shumë më e lehtë të mbrohesh nga sëmundje të ndryshme. Për të pasur një imunitet të fortë, duhet të ushqeheni shëndetshëm, por edhe ky truk i vogël është shumë i dobishëm, përpiquni ta bëni…
Përbërësit e nevojshëm janë:
· 700 ml uthull molle
· 30 g hudhër të grirë hollë
· 30 g qepë të grirë hollë
· 2 speca të freskët
· 30 g xhenxhefil të grirë
· 2 lugë rrikë të bluar
· 2 lugë shafran i Indisë
Procedura e përgatitjes:
Hidhini të gjithë përbërësit e listuar (përveç uthullës së mollës) në një enë. Përziejini gjithçka mirë, më pas vendoseni përzierjen që rezulton në një kavanoz qelqi me një tapë të madhësisë së duhur dhe derdhni uthull. Mbylleni enën fort dhe tundeni mirë.
Është mirë që dy të tretat e kavanozit të mbushen me përbërësit e përzierjes dhe pjesën tjetër ta mbushni me uthull molle. Mbajeni enën në një vend të freskët dhe të thatë për 2 javë.
Mënyra e konsumimit:
Konsumoni një lugë gjelle të medikamentit çdo ditë. Imuniteti juaj do të përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë duhet të keni kujdes sepse ky ilaç është shumë i fortë dhe nuk duhet ta teproni me të, mjafton një lugë gjelle në ditë dhe është mirë ta konsumoni pas mëngjesit. Ky antibiotik natyral rrit imunitetin dhe kuron ftohjet.
Commentaires
Enregistrer un commentaire