Arctium llapa – Rroja e madhe, pastron mёlqinё dhe ...
Arctium llapa ose rodhja e madhe është një bimë nga rajoni Euro-aziatik.
Kjo është përhapur edhe në rajone të tjera të globit veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Jugut. Eshtë një bimë mjaft e zakonshme që dallohet lehtësisht: mund të arrijë 1.5 m deri në 2 m në lartësi ka gjethe të mëdha në formë zemre (nga 30 deri në 60 cm ose edhe më të gjata) të gjelbërta sipër dhe të bardha në pjesën e poshtme të tyre.Lulet janё janë tё njё forme globulare (20 deri në 25 mm në fillim duke u bërë 35 deri në 40 mm kur të formohen farat) me lule të kuqe ose vjollcë.
Gjethet dhe kërcenjtë e Rrodhes së madhe kanë vlerë të madhe në trajtimet mjeksore me bimë . Rrënja e bimës ndoshta ka vlera më të mëdha sepse mund të konsumohet si perime dhe është e pasur me fibër.
Gjethet e thata dhe farat e bimës përdoren për vajin esencial që përdoret gjërësisht në mjekësi. Rëndësia e bimës përmendet edhe në mjekësinë bimore aziatike.
Rrodhja e madhe mund të përdoret në kuzhinë por edhe në mjekësi per trajtime të ndryshme sic janë:
Tensioni i gjakut
Një nga aspektet më të vlerësuara të Rrodhes së madhe është aftësia për të ulur tensionin e gjakut. Bima ka një përqendrim të lartë të kaliumit që zbut tensionin në sistemin kardiovaskular, qetëson enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e artereosklerozës, atakut në zemër dhe goditjeve në tru.
Tretja
Rrodhja e madhe është përdorur për të përmirësuar tretjen falë nivelit të lartë të fibrave që bima përmban. Këto fibra ndihmojnë ushqimin të lëvizë më lehtë dhe parandalojnë konstipacionin, fryrjet, dhembjet dhe ulçerën.
Diabeti
rrodha e madhe ka efekt të mirë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak , njëashtu përbërsit e saj ulin dukshëm ashpërsinë e komplikimeve të diabetit me c`rast pengohet paraqitja e retinopatisë diabetike.
Pastrimi i mëlçisë
Substancat që i japin Rrodhes së madhe shijen karakteristike të hidhur ndihmojnë në prodhimin e lëngjeve tretëse në stomak, një proces që i vjen në ndihmë mëlçisë në largimin e përshpejtuar të toksinave nga sistemi.
Lëkura
Një nga efektet më të njohura të rrodhës është pastrimi dhe stimulimi i qarkullimit të gjakut në drejtim të sipërfaqes së lëkurës. Me këtë veprim rrodha e madhe ndihmon në shërimin e ekzemës dhe akneve në lëkurë.
Sistemi imunitar
Sasitë domethënëse të vitaminave C dhe E, të cilat shërbejnë edhe si antioksidantë, e ndihmojnë organizmin të eliminojë radikalet e lira dhe të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar.
Farat e rrodhjes së madhe kanë efekte të mira anti-inflamatore, janë inhibitorë të mirë të tumoreve sidomos kundër kancerit pankreatik.
Çaji i Rrodhjes së madhe
Përgatitja e këtij çaji është shumë e thjeshtë, nëse keni rrënjë të freskët të bimës. Rrënjët e freskëta të bimës ndajeni në copa të vogla. Më pas me një thikë rrënjët prijini në shirita të hollë. Lërini të thahen në diell për disa orë dhe më pas vendosini në një tenxhere. Ngrohini por mos përdorni vaj. Pjekja në tenxhere duhet të zgjasë 5 deri në 10 minuta deri sa shiritat të marin një ngjyrë të artë në nuancat e kafes. Pas ftohjes, shiritat e rrënjës së bimës mund të përdoren për çaj.
Receta
Përbërësit: 8-10 shirita të rrënjës së bimës 2 gota me ujë të pijshëm 1 lugë çaji me mjaltë organik ose sheqer.
Përgatitja
Vendosini shiritat e rrënjës së bimës në një çajnik. Ujin vloni veçmas dhe pas 2-3 minutash hidheni në çajnik. Lërini shiritat të çlirojnë esencën e tyre për 5-10 minuta.
Hidheni çajin në një filxhan dhe shtoni ëmbëlsues natyralë, pra mjaltë ose sheqer.
Commentaires
Enregistrer un commentaire