Qimnon, ndihmon tretjen, detoksifikon dhe stimulon funksionimin e …
Qimnoni (lat. Carum carvi ose Cuminum cyminum) një bimë nga Lindja e Mesme qё
bёn pjesё në familjen e Apiceae e cila ka veti të jshtëzakonshme për shëndetin, vlera të cilat shfrytëzohen që nga kohёrat e lashta.
Qoftë si farë apo në formën e pluhurit, kjo erëz është e mrekullueshme për të stimuluar
tretjen. Farat e kësaj erëze përmbajnë disa vajra të cilat stimulojnë tretjen e mirë dhe të shpejtë pas konsumimit të saj. Kinezët në medicinën e tyre tradicionale qimnonin e përdorin për qitjen e gazrave dhe për lehtësimin e tretjes së ushqimit. Në studimet e reja të bërë me qimnon është gjetur se ai ulë sheqerin në gjak. Dietistët theksojnë se qimnoni ulë në minimum gazrat e krijuara nga ushqimet e grurit.Farat apo pluhuri i tyre janë të mbushura me vitamina, minerale e një sërë lëndësh ushqyerse të cilat largojnë radikalet e lira.
Në vetëm 100 mg nga kjo erëzë do të gjeni 66.4 mg hekur.
Megjithëse nuk rekomandohet që të gjithë vlerat ushqyese t’i merrni nga erëzat, por edhe nga ushqime të tjera, qimnoni mund t’ju ndihmojë të rrisni nivelet e hekurit në trup.
Ёshtё pastrues i mirё i toksinave
Qimnoni funksionon si një diuretik natyral, duke stimuluar funksionimin e mirë të veshkave dhe heqjen e toksinave brenda trupit.
Në thelb, fara shërben për të stimuluar detoksifikimin brenda kanaleve të urinës.
Mjafton të konsumoni një një gotë me ujë dy lugë gjelle fara qimononi në mëngjes. Hidhini ato në një gotë me ujë të cilën duhet ta lini të qёndrojë përgjatë natës e më pas konsumojeni.
Në raste të tjera mund ta konsumoni në formën e pluhurit duke e bërë pjesë të gatimeve tuaja apo në sallata të ndyshme.
Commentaires
Enregistrer un commentaire