TRUMZA *Thymus Vulgaris*, njё bimё qё ndihmon nё lehtёsimin e ...
Ndonëse një erëz e zakonshme, veç përdorimit të saj në kuzhinë, shumë prej nesh nuk i
njohin vetitë çudibërëse të trumzës.Vaji esencial i përftuar nga kjo erës ka veti antiseptike, diuretike dhe kuruese për shumë probleme shëndetësore.
Në mjekimin tradicional, të vjetërit e përdornin për kollën, bronkitin, dhimbjet e dhëmbit dhe si deodorant, plagmbyllës, stimulues, tonik, përforcues.
Rekomandohet për problemet e stomakut dhe zorrëve, lehtësimin nga kollitjet, nga ftohjet me sekrecione, problemet e frymëmarrjes dhe gripit, për të stimuluar sistemin nervor dhe si një qetësues.
Trumza ka aftësinë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut në trup. Qarkullimi i dobët i gjakut mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë artritin dhe goditje në tru. Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, vaji trumzës mund të përdoret si një ilaç natyral. Ajo relakson arteriet dhe venat duke reduktuar stresin në zemër dhe presionin e ulët të gjakut.
Vaji i trumzës kuron artritin reumatoidal,
dhe ёshtё gjithashtu një stimulues, i
ciliaktivizon qarkullimin e gjakut.
Trumza ka si veti analgjezike për të qetësuar inflamacionin në fyt, ashtu edhe vetitë spazmolitike, të cilat zvogëlojnë krizat e kollitjes. Por gjithashtu ka veti antiseptike, të cilat mund të japin një nxitje në luftën kundër virusit ose infeksionit ORL që shkakton kollë.
Si të përdorni vajin e trumzës
Mund të hidhni disa pika vaji në vaskë
Mund të bëni avull duke shtuar në ujin që vlon disa pika vaj trumze
Mund të lyeni plagën me pak vaj për të parandaluar infeksionet
Pёrdorni trumzёn pёr tё qetёsuar kollin e thatё
Si ta përdorni?
Në formën e çajit bimor, duke shtuar njё gjysmë lugë çaji trumzë në një filxhan të madh tё vluar duke lёnё tё qёndrojё për 10 deri në 15 minuta. konsumohet 4 deri në 5 gota në ditë duke e ёmbёlsuar me një lugë çaji mjaltë. .
Commentaires
Enregistrer un commentaire