Accéder au contenu principal

Calendulla officinalis – efektet medicinale

  Calendulla officinalis – efektet medicinale

Calendulla officinalis ose Marigold është bimё dekorative e kopshtit me njё gjatёsi deri

në 50 cm e lartë. Kёrcell të degëzuar dhe e mbuluar me qime.

Kokat e luleve janë ngjyrё portokalli-verdhë, të mëdha 3-4 cm dhe kanë një erë specifike. Bima lulëzon nga pranvera në vjeshtë.

Bima mund tё pёrdoret si e tёrё pёr qёllime medicinale.

Përmbajtja.

Lulet e thata përmbajnë vaj esencial, vaj të lëngshëm të dendur, rrëshirë, sheqer, fitosterol, acid salicilik, enzime, kripëra etj.

Mbledhja e bimёs:

 Lulet, ose e gjithë bima, mblidhen në pranverë dhe verë gjatё motit të mirë dhe të thatë dhe thahet nё vende tё pёrshtatshme ku rrymon ajri nёn hije

Përdorimi

Calendulla officinalis është shumë e popullarizuar në mjekësinë popullore të shumë popujve. Në mjekësinë popullore, çaji i bërë nga lulet, ose e gjithë bima me lule, përdoret kundër dhimbjeve në stomak dhe zorrë.

Çaji gjithashtu punon mirë kundër diarresë, inflamacionit të zorrës së trashë dhe kundër gjakderdhjes nga organet urinare (hematuria).

Çaji përdoret gjithashtu për të rregulluar menstruacionet, si dhe kundër ngërçeve menstruale.

Calendulla officinalis vlerësohet si një ilaç për plagët dhe ulcerat, ёshtё treguar efikas nё përshpejtimin epitelizimit dhe shёrim tё shpejtё. Për të arritё qëllim, plagët dhe ulcerat lahen me çaj, ose nga lëngu i freskët i luleve me një bazë të yndyrshme pёrgaditet kremё për fërkimin e plagëve dhe ulcerave.

Lulja është përdorur për lëkurën e plasaritur, djegje nga dielli, kafshimet e insekteve, mavijosjet, skuqjet, ekzemën, psoriazën dhe venat varikoze.

Vaji nga Calendula përmban beta-karoten dhe vitamina A, B, D dhe E,  Studimet laboratorike kanë treguar gjithashtu se ka veti anti-mykotike. 

Nё pёrbёrje tё luleve të kalendulës përfshihen triterpenoide dhe flavonoide, me të paktën tetë monoesterë bioaktivë të triterpendiolit të identifikuar në ekstraktet e luleve të thara të kalendulës. Karakteristikat farmakologjike që i atribuohen përbërësve të bimës përfshijnë vetitë imunostimuluese, antibakateriale, antivirale etj.

I marrë brenda si çaj ose tretësirë, kalendula mund të përdoret për të trajtuar problemet e tretjes, të tilla si sëmundja e refluksit gastroezofageal si terapi shtesë për ulcerat peptike dhe për të stimuluar sistemin limfatik

 

Pёrgaditja e çajit

Merren 1-2 lugë çaji pjesë të thata të copëtuara të bimës dhe vendosen nё 200 ml ujë të nxehtë. Ena mbulohet dhe lihet tё qёndrojё për 15-30 min. dhe kullohet. Merren 2 - 3 gota çaj në ditë.

 

Commentaires

Articles les plus consultés

Me kërë recetë do të largoni rrudhat brenda muajit me vetëm një herë në ditë trajtim

  Me kërë recetë do të largoni rrudhat brenda muajit me vetëm një herë në ditë trajtim Rrudhat janë rezultat i procesit të plakjes së lëkurës, i cili çon në zvoglimin e kolagjenit në organizëm. Në treg gjenden preparate të shumta të cilat përdoren për këtë qëllim por jo shumë efektivë dhe shumë të shtrenjtë. Një recetë me bazë niseshte misri është treguar shumë efikase për një trajtim të rrudhave dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës, që ngjasonme trajtimin me botoks. Përbërësit për përgaditjen e maskës me nisheste misri:   1 lugë gjelle niseshte misri, 1 lugë gjelle kos natyral, 3 lugë lëng karote 150 ml ujë, Mënyra e përgaditjes Përzihet fillimisht niseshteja e misrit me një sasi të ujit nga ajo e paraparë derisa të përftitohet një masë homogjene. Pastaj vendosni pjesën tjetër të ujit në një enë, nxeni dhe hudhne masën me niseshten e misrit dhe vazhdoni përzierjen. Më pas largoni ate dhe lëreni të ftohet dhe shtoni sasisë e kosit dhe lëngun e karrotësdhe p...

Pija që pastron gjakun, ulë kolesterolin dhe forcon zemrën

  Pija që pastron gjakun, ulë kolesterolin dhe forcon zemrën   Pija nga limoni, mjalti, soda e bukës dhe melasës është një pije e pasur me minerale e cila pastron trupin. Kjo pije mund të përmirsojë shëndetin tuaj. RECETA: Merrni një limon organik ose grejpfrut, vendoseni në një blender, shtoni ujë, mjaltë dhe melasë sipas shijes. Pasi ta përzieni, shtoni një 1 lugë çaji sodë buke dhe përzieni. Me kalimin e kohës, ajo do të shkatërrojë kandidën, do të balancojë vlerën e pH-së, do të zbardh dhëmbët, ruan linjën e trupit, si dhe është një agjent shumë i fuqishëm detoksifikues. Kjo pije pastron gjakun, ulë kolesterolin dhe forcon zemrën. Melasa dhe mjalti do ta bëjnë kandidën të ndjeshme ndaj sodës së bukës.

Si ti largoni lëngjet e tepërta nga organizmi dhe ta pastroni zemrën

  Si ti largoni lëngjet e tepërta nga organizmi dhe ta pastroni zemrën Receta Përbërësit e kërkuar: - 150 g hurme - 150 g kumbulla të thata - 5 gota ujë të vluar Përgatitja: Për të përgatitur këtë ilaç duhet të prisni hurmat dhe kumbullat në copa të vogla. Më pas duhet t'i shtoni në ujin e vluar dhe t'i gatuani derisa masa të bëhet e trashë. Pjesa më e mirë është se ky ilaç mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave. Këtë ilaç duhet ta konsumoni në mëngjes, së bashku me mëngjesin.

Rritni energjinë tuaj, zvogloni rrezikun në tru, dhe rritni kolesterolin e mirë në gjak me këto 2 përberës të përgaditur

  Rritni energjinë tuaj, zvogloni rrezikun në tru, dhe rritni kolesterolin e mirë në gjak me këto 2 përberës të përgaditur Nëse përgatitni vezë me spinaq, do të ndihmoni në forcimin e zemrës dhe rikthimin e lëkurës, thonë ekspertët. Më vete, këto dy ushqime kanë një sërë vetive të dobishme. Vezët rrisin energjinë, si dhe kolesterolin e mirë në gjak, zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru, përmirësojnë shikimin, etj. Spinaqi është një zgjedhje e mirë për diabetin, është e pasur me hekur, ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare etj. Dhe kombinimi i këtyre dy ushqimeve vetëm sa shton “vetitë magjike” të tyre dhe nutricionistët veçojnë forcimin e imunitetit si përfitimin më të madh të këtij përbërësi.Përveç kësaj, ky kombinim mbron organizmin nga sulmet në zemër, ul presionin e gjakut, forcon dhëmbët dhe rikthen lëkurën, dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e goditjes në tru. Përdorimi i përditshëm i një pjate të tillë do të përmirësojë efektin, vezët ja...

Barëveshi si pastrues për dhimbje veshi dhe pastim

  Barëveshi si pastrues për dhimbje veshi dhe pastim Përdoret kundër hubjes së dëgjimit dhe nxjerrjen e sekretit të verdhë-cerumit nga veshi. Shumë njerëz pretendojnë se ilaçet shtëpiake japin rezultate më të mira për veshin sesa blerja e disa ilaçeve. Barëveshi është i mirë dhe i dobishëm sepse lëngu që përmban pastron veshët.  Hidhni disa pika lëng barëveshi në veshin tuaj dhe do të shihni që dhimbja së shpejti do të ulet dhe më pas do të zhduket. Mos e ktheni kokën menjëherë kur futeni në vesh në mënyrë që lëngu të mos rrjedhë jashtë. Lëreni të përthithë veshi ate.