Karrota, njё burim i shkёlqyeshёm i vit. A dhe antioksidantёve
Karota (emri lat.: Daucus carota) u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur qënë lashtësi. Hipokrati, e përdorte atë si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.
Pёrmbajja:
një karotë e papërpunuar përbëhet kryesisht nga:
uji (88%) dhe 7.6%, karbohidrate (mesatarisht 7.6%). Ky përqendrim i karbohidrateve është më i lartë se ai i perimeve të tjera. Nga ana tjetër, ajo përmban sasi të ulët të proteinave (0.6%), dhe pothuajse zero pёrmbajtje lipide. Me një përqendrim të fibrave prej 2.7%, karota është mbi perimet mesatare.
Përveç kësaj, është shumë i pasur me vitamina dhe minerale , kryesisht provitamin A ose beta karoten, vitamina B9, C dhe E, kalium, kalcium, hekur, bakёr etj.
Shumë nga përfitimet e karotave vijnë nga beta-karoteni që përmban, njё provitaminё e cila nё organizёm shёndrrohet nё vit. A. Kjo substancё ёshtё një antioksidant i fuqishëm që lufton kundër radikalëve të lira, duke forcuar kёshtu sistemin imunitar tё organizmit.
Disa pika vaj karrote në kremin e ditës ndihmojnë në ushqimin dhe forcimin e lëkurës kundër rrezeve të diellit, duke i dhënë asaj një shkëlqim të shëndetshëm falë pigmenteve të tij ngjyrё portokalli.
Nёse aplikohet në flokë, vaji i karrotёs ndihmon nё ushqyerjen e tyre , rigjenerimin dhe riparimin e flokëve të thatë dhe të brishtë dhe kontrollin e vëllimit të flokëve.
Kërkimet e fundit kanë provuar se beta-karoteni mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë
Përmbajtja e lartë e fibrave luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të sistemit tretës. Vepron gjithashtu nё rregullimin e kalueshmёrisё sё ushqimit nёpёr zorrё duke luftuar kapsllëkun dhe vepron si një anti-diare. Këto gjithashtu kontribuojnë pёr tё pasur një ndjenjë të ngopshmёrisё, ndёrsa duke qenё me njё vlerё të ulët kalorike dhe fuqisë së saj anti-kolesterol, e bën karotën një aleat të dobësimit.
Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në eliminimin e sekrecioneve të
Sa duhet tё konsumojmё ?
Gjysma e një karote (afërsisht 35 deri në45g)
është e mjaftueshme për tëpërmbushur dozёn
e rekomanduar ditore të beta- karotenit.
Konsumohet nё formёn natyrore, si lёng shpesh herё i kombinuar me perime dhe pemё tjera, nё formё tё vajit, ose edhe i pёrgaditur nё formё tё supёs ose salatave.
Commentaires
Enregistrer un commentaire