Kopri – një bimë me efekte tё forta shëruese
Kopri (emri latin:Anethum graveolens) një bimë mesdhetare me origjin nga Persia dhe
India lindore e cila kultivohet njёashtu edhe nё pjesёn jugore tё Evropёs. Pjesёt shёrues tё saj janё gjethet dhe lulet tё cilat mblidhen deri nё pjekjen e bimёs, si dhe frytet tё cilёt mblidhen kur bima piqet. Efektet shёruese tё koprit vijnё nga prania e vitaminave dhe mineraleve qё i pёrmban, fitonutritientёt - monoterpen (karvoni, limoneni, anetofurani), flavonoidet (kamferoli, dhe vicenini).Vetitё shёruese
Rekomandohet:
· tё pёrdoret nga nёnat qё rrisin fёmijё tё vegjёl pёr shkak se stimulon laktacionin te to
· te fёmijёt e vegjёl pёr qetёsim dhe lehtёsim tё ngёrçeve
· si i vetёm ose nё kombinim me bimё tё tjera tё ngjajshme pёrdoret kundёr sёmundjeve tё zorrёve, stomakut, mёlqisё, veshkaёve , aciditetit nё stomak (mjafton njё lugё fara kopri tё pёrtypen dhe tё gёlltiten nё fund )
· detoksifikues i cili pastron gjakun dhe dhe forcon zemrёn (nё kёtё rast mund tё pёrdoret si çaj)
· si tonifikues i mёlqisё, rritё funksionimin e saj
· si diaforetik (stimulon djersitjen) dhe diuretik ( nёse pihet si çaj i nxehtё) si stimulues i djersitjes dhe urinimit
· efejte tё mira kundёr ftohjeve dhe gripit
· kur pёrdoret si erёz vepron si tretёs dhe stimulon punёn e stomakut dhe zorrёve
Commentaires
Enregistrer un commentaire