Rigoni, njё barishte nё pёrdorim tё shёndetit tonё
Rigoni është një barishte mesdhetare që përdoret për gatim dhe qëllime mjekësore.
Pёrdoret nё forma tё ndryshme por pёr trajtime shёndetsore kryesisht nё formё tё vajit.Vaji i rigonit të egër është përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe si i tillё pёrdoret nga kohrat e lashta. Hipokrati e përdori atë si një antiseptik. Ky vaj është një nga antibiotikët më të fortë natyrorë, prandaj duhet pasur kujdes me sasinë që pёrdoret gjatё trajtimeve.
Lufton infeksionet bakteriale dhe kёrpudhrore
Shumë studime kanë treguar se vaji i rigonit ka veti të forta antibakteriale dhe lufton me sukses rreth 30 lloje të baktereve, përfshirë Escherichia coli. Lufton po aq mirë kundër një numri sëmundjesh kërpudhore. Shpesh përdoret për të luftuar kërpudhat nën thonjtë, si dhe për këmbën atletit ( njё infeksion i kёmbёs qё shpesh haset te atletёt – “tinea pedia”).
Trajtimin e sёmundjeve tё lёkurёs
Trajtimi i psoriazёs dhe ekzemёs me vaj rigoni jep rezultate tё mira. Ky vaj mund tё kombinohet me vaj ulliri ose vaj jojoba dhe kështu aplikohet në lëkurë. Rezultatet janë pothuajse menjëherë të dukshme.
Nё pёrbёrjen kimike
Gjendet: Magnez, kalium, kalcium, zink, hekuri, mangani, nga vitaminat ajo C, E dhe K dhe lёndё tjera ushqyese .
Ndihmon nё problemet me frymёmarrjen
Vaji i rigonit të egër është efektiv kundër bronkitit, astmës dhe problemeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga ftohjet. Ajo gjithashtu ka një efekt të butë qetësues në problemet e frymëmarrjes të shkaktuara nga alergjitë.
Mbron nga sёmundjet kardiovaskulare
Falë antioksidantëve të fortë në të, ajo mbron zemrën dhe venat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Gjithashtu ul kolesterolin e keq dhe parandalon akumulimin e yndyrës në trup.
Zvogëlon yndyrën në gjak
Nëse ju e bëni vajin e origanos rutinë të përditshmërisë tuaj, atëherë do ta vëreni që ky vaj e zvogëlon edhe sasinë e yndyrës apo kolesterinës në gjak. Hulumtuesit besojnë se një përbërës i origanos e forcon sistemin imunitar si dhe e shpërbën yndyrën e keqe në organizëm.
Shkencëtarët nga Gjermania dhe Zvicra kanë identifikuar një përbërës aktiv në oregano, i njohur si beta-kariofyllin (E-BCP), i cili mund të ndihmojë në trajtimin e çrregullimeve të tilla si osteoporoza dhe arterioskleroza.
Mbrojtje nga kanceri
Hulumtimet e publikuara në revistën PLoS ONE në vitin 2013 sugjeruan se oregano ekspozon veprimtari antikancerogjene. Shkencëtarët përfunduan se Origanum majorana mund të ndihmonte në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit duke ngadalësuar ose duke parandaluar përparimin e saj.
Përdorimi:
Doza e rekomanduar është një deri në katër pika tri herë në ditë (maksimumi 12 pika në ditë, jo në një dozë). Ka një shije të fortë, kështu që duhet të hollohet në vaj, lëng ose çaj.
Për përdorim të jashtëm dhe inhalim është gjithashtu e nevojshme të hollohet.
Vaji i rigonit duhet të prodhohet nga rigoni i egër, me përqindjen më të lartë të karvaklorit (mbi 70%). Me një nivel më të ulët të karvakrolit nuk ka efikasitetin e kërkuar.
Commentaires
Enregistrer un commentaire