VAJ RICINI (KASTORI) për lëkurën, flokët...
Shpesh i quajtur edhe vaj për rritjen e flokut , vaji I ricinit mund të përdoret nё mёnyra tё ndryshme. Ёshtё njё pёrforcues shkёlqyeshёm i flokёve. I pasur me vitaminё E dhe acide yndyrore nga tё cilёt acidi yndyror ricinoleik. Prania e tij i shton vetine e veprimit te forte anti-inflamator.
VAJ RICINI PER SHENDETIN E TRUPIT, LEKUREN, DHE FLOKET
Benefitet nga perdorimi i tij:
§ Hidratant
§ Nutrient
§ Zgjat floket
§ Elemeninon renien e tyre
§ Ushqen floket
Vajin e ricinnit ju mund ta perdorni per te pastruar lekuren nga make-up -i i saj duke
depёrtur thellё ne pore duke nxjerrё jashte papastёrtitё dhe qelizat e vdekura.
SI TA PËRDORIM VAJIN E RICINIT PËR PËRDORIM TË JASHTËM ?
Për përdorim të jashtëm, vaji i ricinnit jep rezultate të shkëlqyera bazuar në metodën “hot-oil massage”. Sipas kësaj metode, vaji i kastorit ngrohet në banjamarinë (ngrohje në të njomë) në temperaturën 40-50 gradë Celcius. Më pas, masazhohet trupi, fytyra ose flokët.
Vaji i ricinit ka një spektër jashtëzakonisht të gjerë të përdorimit në fytyrë, për shkak të vetive të tij unike. Ai është anti-inflamator. vajra per rritjen e flokeve natyral dhe pa kimikate.
Megjithatë, vaji i ricinnit ka disa specifikime në përdorim, krahasuar me vajra të tjerë. Vaji i ricinnit nëse aplikohet i papërzier me vajra të tjerë, për shkak se është viskoz (i trashë), rekomandohet që pas aplikimit, fytyra të fshihet me një tampon të lagur pak me ujë të ngrohtë.
VAJI RICINIT PER FLOKET DHE LEKUREN
Vaji i ricinnit fillimisht mund të jetë ngjitës në fytyrë, por sapo të aplikoni një tampon pastrues, ajo absorbohet menjëherë, duke mos lënë gjurmët e vajit mbi lëkurë. Perdorni Vaj ricinnit per qerpiket, Ato do te fillojne te trashen duke ju dhene nje bukuri natyrale. Vaj ricinnit i per rritjen e flokeve eshte teper efektiv dhe me rezultate.
VAJ I RICINIT
Gjithashtu, nëse vini re tharje të lëkurës nga përdorimi i vajit të ricinnit, mund të aplikoni mbi të një lloj vaji tjetër, ose një krem hidratant. Mjafton t’a vendosni në lëkurën e kokës. Mjafton ta mbani gjatë natës . Mund te quhet me vertete Vaji me i mire per fytyren dhe floket.
PËR PASTRIMIN E FYTYRËS NGA PAPASTËRTITË
Vaji i ricinnit ka efekte të jashtëzakonshme në pastrimin e fytyrës për shkak të acideve që ai përmban. Vaji i ricinnit depërton thellë në pore dhe nxjerr jashtë të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura. Një nga trajtimet më të mira që është receta me vaj ricinnit e përzier me vaj bajame të ëmbël ose vaj ulliri në raportim 1:1.
Pasi keni bërë përzierjen dhe e keni aplikuar në të gjithë fytyrën, vendosni për disa minuta në fytyrë një peshqir të lagur me ujë të nxehtë dhe të shtrydhur mirë. Kjo maskë do ju mundësojë të nxjerrë jashtë të gjitha papastërtitë.
Pas këtij trajtimi, vendosni një krem hidratant nëse dëshironi.
PËR HIDRATIMIN E LËKURËS SË FYTYRËS NË THELLËSI
Vaji i ricinnit është një hidratues i mrekullueshëm i lëkurës. Acidet yndyrore të përqëndruara, të cilat janë të pranishme në vajin e ricinnit, depërtojnë në thellësi të lëkurës mjaft lehtë. Ky proces ndihmon për të eleminuar tharjen e lëkurës dhe për të rikthyer në këtë mënyrë hidratimin. Vaji i ricinnit është posaçërisht i dobishëm në tharjet e lëkurës gjatë stinës së dimrit.
Vaj ricinnit per rrudhat, mjafton t’a perdorni disa jave dhe rezultati do te jete i mahnitshem.
PËR LËKURAT NORMALE DHE TË YNDYRSHME
Përzieni në një filxhan në sasi të barabartë vaj ricinnit, vaj jojoba, vaj të farës së rrushit, vaj susami dhe vaj kokosi. Masazhoni butësisht në darkë fytyrën. Nëse në fytyrë ka prani të shtuar të vajit, fshijeni lehtësisht me një tampon.
Lëreni fytyrën në këtë gjendje dhe në mëngjes lajeni me ujë të ngrohtë. Ndryshimet do te jenë të mënjëhershme dhe të thella. Perdorni vaj kastori rregullisht per te larguar rrudhat dhe per te patur nje lekure te shendetshme.
Ky trajtim rekomandohet 2-3 herë në javë. Perfitimet e vajit të ricinit jane te shumta. Vaj per flokët dhe qerpike të shëndetshëm.
PERDORIMI I TIJ PER LEKUREN FLOKET FYTYREN QERPIKET ETJ
Mjaft efikas është edhe përzierja e vajit të ricinnit me vaj të arrës së kokosit. Përzieni 1/4 e një flilxhani kafe me vaj ricini apo kastori dhe shtoni 3/4 vaj të arrës së kokosit. Këtë përzierje aplikojeni në fytyrë edhe trup.
Vaji i ricinnit per eshte perdorur historikisht edhe per qerpiket. Aplikojeni te qerpikët dhe lëreni. Efekti i tij do te jete çudiberes. Vaj Ricini per fytyre dhe flokë të butë.
Vaji i ricinit per fytyrёn
Nëse keni lëkurë normale, përzieni një sasi prej 1/4 me vaj kastori dhe 3/4 me vaj të farës së rrushit. Ky trajtim është gjithashtu mjaft i efektshëm. Këtë përzierje aplikojeni 2-3 herë në javë.
Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, përzieni një sasi prej 1/4 me vaj kastori dhe 3/4 me vaj jojoba. Ky trajtim ndihmon edhe në balancimin e yndyrës në fytyrë. Aplikojeni 2-3 herë në javë. Eshte dhe anti yndyres se tepert ne lekure.
Vaj ricini per floket
Vaji i ricinit per floket eshte perdorur qe ne kohet e hershme.
Efektet e tij ne floke
§ Trashje e flokut
§ Stimulimi i daljes se qimeve te reja
§ Zbutje e flokut
§ Shkelqim i flokut
Që të shihni efektet e ketij vaji duhet te perdorni rregullisht. Do të shihni efektet qe ne perdorimin e pare por efektet me te medha do te duken pas 2-3 javesh perdorimi.
PËR LËKURAT APO FLOKET E THATA PERDOR VAJ RICINI
Përzieni në një filxhan një sasi prej 1/4 me vaj ricinnit dhe 3/4 me vaj susami. Masazhoni butësisht në darkë fytyrën. Lëreni fytyrën në këtë gjendje dhe në mëngjes lajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim rekomandohet 2-3 herë në javë.
PËR ELEMINIMIN E RRATHËVE DHE RRUDHAVE TË SYVE
Vaji i ricinnit ka rezultuar mjaft dobiprurës kundër rrathëve të zinj dhe rrudhave të syve.
Lëkura e syve është një nga pjesët më delikate të lëkurës dhe për këtë shkak ajo kërkon kujdes të veçantë.
Ajo ka mungesë të gjendrave dhjamore, kështu që faktorë të tillë, si mosha, lodhja fizike, stresi dhe problemet shëndetësore lënë shenja të konsiderueshme, duke na treguar më të plakur.
Për këtë arsye, trajtimi i rrudhave të syrit është domosdoshmëri, si për të parandaluar krijimin e tyre, ashtu edhe për të reduktuar dhe eleminuar rrudhat egzistuese. Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes. Vaj kastori eshte perdorur qe ne kohe te hershme per nevoja te ndryshme.
Aplikoni vajin e ricinit së bashku me vajin e bajames së ëmbël çdo natë në zonën rreth syve për 1 muaj rresht. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore lehtësisht për disa minuta. Ky trajtim nuk ka nevojë për shpёrlarje.
Commentaires
Enregistrer un commentaire