Pjepri - ushqim freskues dhe efektet shёruese organizёm
Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm.
Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur.Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.Farat e pjeprit kanё vlera tё mёdha ushqyese dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues i pijeve të ndryshme. Nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave. Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, pije etj.
Sipas të dhënave nga hulumtime, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.
Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm. Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.
Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Farat janë gjithashtu edhe një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.
Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg diabetit. Farat njёashtu ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.
Me përmbajtjen e lartë të fibrave, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve. Sipas të dhënave farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.
Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë, ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.
Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira dhe rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.
Kёto mund tё hahen të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash.
Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur.
Commentaires
Enregistrer un commentaire