Ujë me mollë dhe
kanellë për dietë, detoks dhe përshpejtim të metabolizmit
Një recetë e
mrekullueshme që përveçse është e lirë, e shijshme dhe pa kalori, ka 3 efekte
shëndetësore: pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon
në humbjen e peshës.
Mollë dhe kanellë
Antioksidantët nga
kanella stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për
karbohidrate, pa stimuluar sekretimin e tepërt të insulinës, i cili është një
faktor i rëndësishëm në humbjen e suksesshme të peshës.
Stimulimi i rregullt i
insulinës nxit depozitimin e yndyrës në trup. Me përdorimin e kanellës,
thonë ekspertët, do të jetë nën kontroll sekretimi i insulinës, i cili do të
mundësojë shkrirjen me sukses të depozitave të yndyrës.
Hulumtimet kanë treguar
se duke marrë vetëm gjysmë lugë çaji kanellë në ditë, mund të reduktoni sasinë
e kolesterolit të keq. Kanella gjithashtu ndihmon në tretjen e dobët dhe
ndikon në uljen e triglicerideve.
Uji me mollë dhe kanellë:
Përbërësit:
– 1 mollë
- 1 shkop kanelle (ose 1
lugë çaji pluhur kanelle)
- rreth 1,5-2 litra ujë
të vluar
Përgatitja:
Pritini një mollë
në feta, shtoni një shkop kanellë (ose 1 lugë çaji kanellë pluhur) dhe derdhni
1,5-2 litra ujë të ftohur të zier (ose të filtruar).
Lëreni të qëndrojë për
një kohë (1-2 orë).
Pini gjatë ditës sa
herë të dëshironi.
Kombinimi i mollës dhe
kanellës rregullon në mënyrë fantastike metabolizmin dhe ul në mënyrë efektive
peshën duke eliminuar lëngun e tepërt të mbajtur nga trupi.
Commentaires
Enregistrer un commentaire