Ulcerat, hemoroidet, astmën,
pastroni gjakun me hikërror
Hikërrori (lat. Plantago) është një bimë shumë e përhapur dhe lehtësisht e
dallueshme. Kjo
bimë përmban komponime që janë shumë efektive kundër
stafilokokut, streptokokut dhe klostrideve. Lëngu nga hikërrori
rekomandohet për pastrimin e gjakut, për trajtimin e disa llojeve të ulcerave,
për trajtimin e hemorroideve etj. Ka mbi 200 lloje të kësaj bime, dhe më
të njohurat janë ato gjethegjerë dhe gjethengushtë. Përdorimi i hikërrorit
është shënuar shumë herët,
Hikërrori është shumë efikas në trajtimin e plagëve nëse mbi të aplikohet
lëngu i i bimës.
Përdorimi më i njohur i hikërrorit është në trajtimin e
kollës, por është efektiv edhe në sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes
- astma, pneumonia, madje edhe tuberkulozi pulmonar.
Disa shkencëtarë pohojnë se hikërrori krijon një neveri ndaj pirjes së
duhanit dhe zvogëlon dëshirën për nikotinë. Kjo është arsyeja pse ai është
një përbërës gjithnjë e më i zakonshëm në produktet për ndërprerjen e duhanit. Për
t'ju ndihmuar të lini duhanin, mund të përtypni një gjethe hikërrori ose të
pini çaj.
Lëngu i hikërrorit ka veti të forta antibakteriale që nuk ka nevojë
për konservues për ruajtje.
Përgaditja e vajit të hikërrorit
Mbushni një kavanoz steril me gjethe hikërrori të grira
dhe derdhni vaj ulliri në mënyrë që të mbulojë plotësisht gjethet. Mbylleni
dhe ruajeni në një vend të errët. Tundeni një herë në ditë dhe kullojeni
pas dy javësh. Mund ta përdorni në mënyrë të pavarur ose si bazë për
preparate të tjera.
Commentaires
Enregistrer un commentaire