Brokoli - një thesar vitaminash, antioksidant i fuqishëm që mbron edhe nga sëmundjet më të rënda
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumimit të rregullt të
perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. I tillë është edhe brokolit. Kjo perime është fantastike, ka pak kalori por shumë i pasur me substanca tё nevojshme pёr organizmin.Brokoli mbron nga shumë probleme shëndetësore pёrfshirё kёtu edhe kancerin. Ajo parandalon zhvillimin e llojeve të ndryshme të tumoreve malinje, veçanërisht të gjirit, mushkërive, zorrës së trashë, stomakut dhe fshikëzës, gjë që është konfirmuar në shumë studime të ndryshme.
Brokoli është i pasur me shumë vitamina dhe minerale. Brokoli përmban vitamina A, C, K dhe vitamina B. Vitamina A në formën e beta-karotenit. Një brokoli me madhësi të mesme përmban më shumë vitaminë C sesa një portokall. Njёashtu është një burim i pasur i vitaminave B si: B1, B2, B3, B6, B9 (acid folik).
Në përbërjen e brokolit është e pranishme edhe vitamina K. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishmenё procesin e koagullimit tё gjakut pas një lëndimi apo plage. Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon gjakderdhjen dhe nxit shërimin. Vitamina K është e rëndësishme edhe për shëndetin e kockave.
Mineralet që janë të pranishme në sasi të mëdha në brokoli janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, magnezi, zinku, fosfori... Brokoli është i pasur me fibra, pёrmban flavonoide, enzime etj.
Brokoli ndihmon në shumë procese të trupit dhe ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të stomakut, sëmundjeve të zemrës, kancerit, anemisë, presionit të lartë të gjakut, siguron detoksifikim, ruan shëndetin e mushkërive, forcon imunitetin, përmirëson shikimin, mbron trurin, zvogëlon stresin dhe mban lëkurën tuaj të re dhe shkëlqyese.
Brokoli gjithashtu ndihmon në forcimin e kockave dhe mbron kundër osteoporozës. Kjo perime është veçanërisht e dobishme për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë me gji.
Rekomandohet konsumim mё i shpeshtё i brokolit edhe pёrskaj tё shijes jo tё pёlqyeshme ndoshta porvlerat ushqyese te saj jane fantastike. Preferohet qё brokoli tё gatuhet nё avull pёr shkak se kshtu i ruan nё masё tё madhe vlerat ushqyese te saj.
Brokolin mund ta përzieni me omletë, ta kombinoni në gatime me djathë, ta kaloni në miksër për ta transformuar në salcë ose ta pasuroni me djathë të bardhë ose kaçkavall e ta përdorni.
Commentaires
Enregistrer un commentaire