Gjate diteve te nxehta verore disa bime te mund tju freskojne
Natyra dhuron mundësi freskimi edhe në shtëpitë tuaja duke kultivuar disa bimë aromatike pёr ta bёrё ambientin mё tё kёndshёm pёr qёndrim.
Pёrdorimi i tyre si çajra do të mund njёashtu t’ju freskojnë paksa në këto ditë tepër të nxehta.
Kur i nxehti fillon të na marrë “frymën”, mjetet e para të shpëtimit janë kondicioneri.
Ndërkohë, është e nevojshme të pihet shpesh ujë dhe të hahet lehtë, edhe më mirë nëse janë ushqime të pasura me minerale dhe vitamina.
Por ka edhe disa zgjidhje të tjera, të gjitha të gjelbra për t’u shijuar plotësisht në verë, si nga pikëpamja kulinare, ashtu edhe në rast të disa problemeve tipike të këtij sezoni: bimët aromatike.
Borziloku, sherebelja, menta dhe livanda janë katër burime të çmuara për “lumturinë verore”.
Borziloku (ociumum basilicum)
– Mbreti i ushqimeve të lehta dhe i pastave me domate, borziloku, është bima mesdhetare me përsosmëri të mëdha. Vetitë e tij janë të shumta: u shtohet salcave dhe çdo lloji tjetër pjate (hahet gjithmonë i papërpunuar) dhe bëhet një tonik i duhur kur ndiheni keq me humorin, kur keni mungesë oreksi dhe kur jeni shumë të lodhur. Pёrmban : vitamina A, C, K dhe acidi folik, nga mineralet: kalciumi, hekuri, magneziumi, fosfori, kaliumi dhe natriumi.
Sherebelja (Salvia officinalis)
– Sherbela është bima aromatike që të gjitha amvisat duhet ta kenë në ballkonin e tyre. Në fakt, çdo gjethe e saj është një burim mirëqenieje për trupin dhe shpirtin. Një përdorim i gjerë i sherbelës në verë është si çaj i ftohtë.
Menta (menta piperita)
– Bima e mentës (nenexhiku) mund të rritet kudo! Në fakt, ekzistojnë lloje të ndryshme të saj, por piperita dhe marokina janë ato më të përshtatshme për përdorim gjatë verës. Para së gjithash, nga pikëpamja kulinare, menta përdoret si për sallatat ashtu edhe për ëmbëlsirat. Sipas studimeve, nenexhiku përmban vitamina A dhe C, hekur, kalium, magnez, kalcium dhe fosfor. Bima gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Lavanda (Lavandula angustifolia)
- është gjithashtu njё bimё aromatike shumë e njohur.Ajo frenskon ambientin me aromёn e saj tё shkёlqyeshme dmth shёrben si bime dekoruese, por jo vetëm , ate në shumë raste gjen përdorimin e saj edhe në mjekësi: si relaksues, tonik për sistemin nervor, stimulon qarkullimin e gjakut, antibakterial, antispazmik, analgjezik, antiseptik, si dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit.
Commentaires
Enregistrer un commentaire