Kanella - nje erëz me efekte të shumta shëruese
Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave.Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit. Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.Katёr (4) përfitimet që ofron kanella për lëkurën
• Shëron aknet
Kanella është e pasur me antioksidantë. Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën. Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
• Hidratimi i lëkurës
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme. Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri. Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata. Kundër lëkurës së thatë
- Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj. Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.
• Kundër ekzemës
Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës. Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë. Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.
• Kundër rrudhave
Kanella rekomandohet gjerësisht edhe kundër rrudhave të moshës.
Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.
Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir. Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë. Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.
Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës. Ato njёashtu luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.
Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash. Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.
Kanella ka edhe perdorime te tjera te shumta per ta mbajtur organizmin te shendetshem
Trajtimi i :
Artritit
njё gotё me ujё tё ngrohtё me dy (2) lugё mjaltё dhe njё lugё kanellё preferohen tё merren nё mёngjes dhe mbrёmje. Nё njё studim tё Univerzitetit tё Kopenhagёs ishte konstatuar pacientat e trajtuar me kombinimin 1 lugё mjaltё dhe ½ kanellё pluhur e marrё gjatё njё jave se nga 200 persona tё trajtuar 73 prej tyre janё liruar nga dhembjet kurse pas nje muaji gati tё gjithё pacientat qё nuk mundnin tё lёviznin ose tё ecnin pёr shkaqe tё artritit kishin filluar tё ecnin pa dhembje.
Kolesteroli
Kombinimi 2 lugё kanellё + 3 lugё kafeje kanellё e konsumuar nё njё vёllim 400-500 ml çaj redukton kolesterolin pёr 10% gjatё 2 orёve. Kjo do tё thotё se pёrdorimi i rregullt i kёsaj pёrzierje ulё nivelin e kolesterolit dukshёm.
Sёmundjet kardiake
Kombinimi i kanellёs dhe mjaltit ka efekte shumё tё mira nё sёmundjet kardiake duke revitalizuar enёt e gjakut dhe pёrmirsuar dhe tё rrahurat e zemrёs.
Commentaires
Enregistrer un commentaire