Mijëfletëshi, bima medicinale me efekte tё shumta shëndetsore
Bima mijëfletëshi ёshtë një bimë medicinale me famë.
Emri botanik i saj është Achillea millefolium ose Mijëfletëshi i Akilit. Nё pёrbёrje tё kёsaj bime gjenden substanca tё ndryshme si : flavonoide, vitaminё K, sterole, tanine, vaj esencial i cili nё pёrberje ka: pinene, cineole, limonen, kamfor etj.Lulet dhe gjethet e mijëfletëshit mund të konsumohen ose pihen si çaj. Gjethet e freskëta përdoren për të ndaluar gjakderdhjen nga plagët, pёr tё trajtuar problemet gastrointestinale, pёr ta ulur temperaturën dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Gjethet e freskëta të kësaj bime mjekësore mund të përtypen si një kurë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit. Shkencëtarët janë të mendimit që kjo bimë mjekësore i bën mirë të gjithë organizmit. Shumë studime të tjera thonë që mijëfletshi përmirëson qarkullimin e gjakut..
Vlerat e mijëfletëshit
Lufton bakteret - Mijëfletëshi përmirëson tretjen, parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe arrin të stimulojё nxjerrjen e infeksioneve nga këto organe nëpërmjet rritjes së frekuencës së urinimit.
Çliron frymëmarrjen - Mijëfletëshi ka një efekt tharës dhe hap rrugët e bllokuara të frymëmarrjes, çliron nga kolla dhe infeksionet e sinuzitit.
Kundër alergjive - Mijëfletëshi është shumë i dobishëm kundër alergjive, sidomos me sekrecionet e hundëve, përlotjen e syve që shkaktohet nga myku, pluhuri, poleni
Në rastet e temperaturës, të ftohtit dhe gripit , mijëfletëshi stimulon djersitjen dhe largimin e infeksioneve.
Lufton inflamacionin - Vajrat esencialë të mijëfletëshit përdoren në trajtimin e reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera të kyçeve.
Përmirëson tretjen - Mijëfletëshi ndihmon në kurimin e të ftohtit, dhe përmirëson tretjen. Kjo bimë medicinale përmirëson sekretimin e enzimave dhe lëngjeve tretëse duke rritur oreksin dhe rregulluar tretjen.
Bima e plotë, e thatë ose e freskët mund të përdoret, megjithatë sugjerohet që ajo të këputet sapo ka nisur të lulëzojë. Gjethet e mijëfletëshit mund të hahen të gatuara ose të freskëta. Shija e tyre është e hidhur, por kur kombinohen me sallata shijojnë shumë. Sugjerohet që të përdorni gjethe të freskëta dhe të vogla. Lulet dhe gjethet mund të përdoren edhe në përgatitjen e çajrave aromatikë.
Çaji i mijëfletëshit është një zgjidhje e përkryer për të ulur ankthin, tensionin e gjakut dhe pёr tё qetësuar frymëmarrjen.
Receta e çajit të mijëfletëshit
Lulet, gjethet dhe bishtat mblidhen dhe thahen. Çaji i mijëfletëshit mund të jetë i hidhur, ndaj mos hezitoni të përdorni mjaltë dhe limon pёr ti pёrmirsuar shijen dhe pasuruar me vitaminё C.
Përbërësit: 1 lugë gjelle me mijëfletësh të tharë, ose 3 gjethe të freskëta, 1 filxhan me ujë të vluar 1 lugë çaji me mjaltë 1 copë limon.
Udhëzime: Lëreni mijëfletëshin të qëndrojë në ujë për 10 minuta. Nëse dëshironi mund t’i hiqni gjethet ose ta kulloni lëngun. Shtoni mjaltë dhe limon sipas dëshirës.
Commentaires
Enregistrer un commentaire