Qetësoni nervat, largone stresin , ankthin, ...
Farat e karafilit janë përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve për shekuj me rradhë.
Kjo erëz bashkë me sherebelën dhe rigonin janë ndër burimet më të fuqishme të antioksidantëve të përqendruar.
Këto antioksidantë largojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin.
Farat dhe vaji esencial i karafilit përdoren për të larguar gazrat dhe fryrjen e stomakut.
Karafili është një erëz që përmirëson nivelin e sheqerit në gjak por edhe ruan densitetin e eshtrave.
Studimet kanë konfirmuar gjithashtu se farat e karafilit pengojnë zhvillimin e tumorëve veçanërisht atij të mushkërive, njëashtuato rekomandohen kundër mykut por edhe për rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira dhe të këqija në stomak.
Këto fara qetësojnë nervat, largojnë stresin dhe ankthin.
Ato gjithashtu kanë aftësi të zbusin dhimbjet dhe shpesh përdoren kundër dhembjeve të dhëmbëve.
Nëse përzieni karafilin në formë pluhuri me mjaltë dhe ta vendosni në lëkurë mund të zgjidhni problemin e akneve.
Për eliminimin e njollave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika me vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.
Nëse përzieni një pikë të vajit esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit do të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një paraqitje më rinore.
Vaji esencial i farave të karafilit ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire