Trajtoni shumë
gjendje të organizmit, nga diabeti deri tek sëmundjet kardiovaskulare
Pjeri, një fryt shumë i shëndetshëm i cili karakterizohet
me një aromë dhe shije shumë të mirë. Ka pak kalor dhe rekomandohet për ata që
përpiqen të humbin peshë. Është një fryt shumë freskues dhe plot vitamina dhe
përbërës të tjerë të rëndësishëm të nevojshëm për trupin që mund të ndalojnë
rritjen e qelizave kancerogjene dhe ndikon pozitivisht në raste e diabetit.
Pjepri përmban rreth 88% ujë dhe vetëm 11% sheqer, ndaj
rekomandohet përdorimi i tij disa herë në ditë. Vitamina A në pjepër është e
nevojshme për shikim të mirë, gjithashtu përmbërje ka edhe vitaminë C. Këto dy
antioksidantë mbrojnë trupin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe plakja.
Disa kërkime të reja pohojnë se beta-karoteni nga pjepri
ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërive, por edhe në sëmundjet e qafës
së mitrës, stomakut dhe gojës. Fibrat bimore kanë një efekt të dobishëm në
pastrimin e trupit nga radikalet e dëmshme dhe janë një ndihmë e madhe për
gazrat.
Rregullon njëashtu nivelet e kolesterolit dhe presionin e
gjakut si dhe parandolon formimin e gurëve në veshka
Marrja e kaliumit shoqërohet gjithashtu me një rrezik të
reduktuar të goditjes në tru dhe humbje të masës muskulore.
Pjepri është një zgjedhje e mirë për ata me stomak të
ndjeshëm, sepse përmban enzima dhe nuk harxhon energjinë e trupit për tretjen e
ushqimit. Për shkak të bollëkut të fibrave dhe ujit, parandalon kapsllëkun dhe
ndihmon në rregullimin e tretjes, shëndetin e aparatit tretës dhe eliminimin e
toksinave nga zorrët.
Commentaires
Enregistrer un commentaire