Çaji nga gjethet e ullirit, ja lista e sëmndjeve ndaj të cilave vepron, ...
Komponimet e pranishme në gjethet e ullirit përgjithësisht konsiderohen se forcojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë e trupit, kanë efekte antivirale, antiparazitare, antibakteriale dhe antifungale, reduktojnë apo edhe eliminojnë shumë probleme shëndetësore.
Ato ulin presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e LDL-së (shpesh quhet kolesteroli “i keq”, pra yndyra e keqe që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve vaskulare dhe të zemrës) në serumin e gjakut.
Ekziston një listë e gjatë sëmundjesh dhe veçanërisht mikroorganizmave patologjikë që shkatërrohen nga përbërësit e gjetheve të ullirit.
· Sëmundjet e zemrës dhe rregullimi i rrahjeve të zemrës
· Yndyrna të larta në gjak
· Ateroskleroza
· Herpes
· Artriti
· Diabeti
· Sindroma e lodhjes kronike
· Hepatiti A, B dhe C
· Meningjiti (viral dhe bakterial)
· Botulizmi
· Difteria
· Listeria
· Malaria
· Ulçera e stomakut
· Gripi
· Inflamacion i traktit urinar
· Encefaliti
· Infeksionet klamidiale
Përdorimi i tepërt i përmbajtjes së gjetheve të ullirit mund të shkaktojë vdekjen e shpejtë të mikroorganizmave në trup dhe është e nevojshme që gradualisht të rritet marrja e çajit.
Çaji me gjethe ulliri
Për një filxhan çaj 2-3 dcl duhen 15-20 gjethe ulliri të thata.
Në ujë të vluar i shtojmë gjethet dhe i zien me to edhe 2-3 minuta të tjera. Lërini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta dhe largohen. Nuk është mirë që gjethet të qëndrojnë për një kohë të gjatë.
Mund të pini të ftohtë dhe të nxehtë me mjaltë, limon ose asgjë.
Duhet të pini çaj çdo ditë për të ndjerë përmirësime për sëmundje të ndryshme. Rekomandohet pirja e çajit në mënyrë parandaluese për sëmundjet e përmendura.
Çaji rrit prodhimin e insulinës – Për shkak të kësaj vetie shëruese, ekstrakti ose çaji i gjetheve të ullirit rekomandohet për personat me diabet, më konkretisht diabetin e tipit 2.
Kur mblidhen gjethet e ullirit ? - Gjethet e çajit mblidhen më së miri në pranverë (por jo domosdoshmërisht) kur ato janë të reja, lahen dhe thahen në ajër. Ruani në një enë të mbyllur të mbrojtur nga rrezet e diellit.
Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se çaji i gjetheve të ullirit ka më shumë antioksidantë edhe se çaji jeshil, gjë që e rradhit atë ndër çajrat më të shëndetshëm.
Commentaires
Enregistrer un commentaire