Këshilla e mjekut Michael Mosley për ta ruajtur organizmin nga dijabeti, ja çka porosit ...
Rreziku nga diabeti të tipit 2, si dhe gjendja paradiabetit lidhet me sasinë e indit dhjamor në trup, veçanërisht me perimetrin e belit. Yndyra që “akumulohet” në bark nuk është diçka që trupi ynë do të mundta përballojë lehtësisht.
Secili prej nesh, shpjegon doktor Michael Mosley, ka një “prag” të indit dhjamor dhe kur e kalojmë atë, atëherë lindin probleme shëndetësore. Më pas yndyra do të depozitohet në mëlçi dhe pankreas, duke kufizuar punën e tyre dhe duke çuar në paraqitjen e sëmundjeve.
–“Nuk ka të bëjë vetëm me atë që hamë, por edhe sa shumë lëvizim dhe shumë e harrojnë këtë. Ne kalojmë rreth 12 orë në ditë në një pozicion ulur, fillimisht në punë dhe më pas në divan në dhomën e ndenjës. Nëse kësaj i shtohen tetë orë gjumë, del se ne nuk lëvizim 20 nga 24 orë në ditë, gjë që nuk është e mirë për shëndetin” tha ai.
Edhe eksperti i obezitetit, profesor Jim Levine i Klinikës Mayo është i mendimit të njëjtë .
Dr. Mosley u diagnostikua me diabet të tipit 2 pothuajse dhjetë vjet më parë, ai nuk e pëlqen palestrën dhe nuk mund ta merrte veten për të ushtruar. Prandaj kishte vendosur të ecte dhe nuk mund të besonte se çfarë efekti kishte në shëndetin e tij. Çdo mëngjes ecte vetëm gjysmë ore.
Ushtrimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, jo vetëm për peshën trupore, por edhe për funksionet e zemrës, sistemit tretës, madje edhe për shëndetin mendor. Pra, nëse nuk dëshironi të ushtroni, këshilla e mjekut është – ecni së paku gjysmë ore në ditë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire