Mos pini shumë nga ky çaj, ja arsyeja...
Gjethet e sherebelës janë plot me antioksidantë që kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit tonë ndaj radikaleve të lirë. Përveç kësaj, sherebela tregon edhe veti antimikrobike, prandaj njerëzit e përdornin atë si një bimë dezinfektuese.
Një lugë çaji sherebelë e bluar përmban 10 për qind të vlerës ditore të vitaminës K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe kundër mpiksjes së gjakut. Gjithashtu, kjo bimë ka lëndë ushqyese të shumta si magnez dhe vitaminë A.
Megjithatë, për shkak se sherebela përmban një përbërës toksik nëse konsumohet në sasi të mëdha. Kjo bën që çaji i sherebelës nuk duhet konsumuar çdo ditë.
Si duhet të konsumohet çaji
Dy lugë çaji sherebelë shtoni në 300 ml ujë të vluar dhe të lini të qëndrojë për 15 minuta.
Edhe pse është i hidhur, çaji sherebelës duhet pirë sa është i nxehtë, sepse bën mrekulli kundër dhimbjeve të fytit dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.
Commentaires
Enregistrer un commentaire