Një ilaç natyral i mrekullueshëm për shëndetin tuaj, forcon sistemin imunitar, pastron arteriet, lufton infeksionet dhe ul nivelin e kolesterolit.
Një ilaç natyral i mrekullueshëm për shëndetin tuaj, forcon sistemin imunitar, pastron arteriet, lufton infeksionet dhe ul nivelin e kolesterolit.
Ky është një ilaç popullor gjerman që përmban përbërës shumë të
shëndetshëm, përkatësisht: xhenxhefil, hudhër dhe limon.
Hudhra, ka veti anti-inflamatore, antivirale dhe
antiseptike, dhe është e pasur me vitaminë C, B6, mangan dhe fibra.
Xhenxhefili, është një erëz e shëndetshme që trajton
inflamacionin për shkak se përmban përbërës anti-inflamator si karoten, kurkumin,
salicilate, kapsaicinë, njëashtu i mirë për problemet me tretjen, zvogëlon
dhimbjet, etj.
Limoni, është shumë i rëndësishëm në luftën kundër
sëmundjeve të rënda sepse është i pasur me vitaminë C, forcon sistemin imunitar
dhe rregullon vlerën e pH të trupit.
RECETA:
Përbërësit:
– 4 limonë të paqëruar
– 4 thelpinj hudhër
– 2 litra ujë
- një copë e vogël rrënjë xhenxhefili ose gjysmë filxhani
xhenxhefil i copëtuar.
Përgatitja:
Lani të gjithë përbërësit, prisni limonin në copa,
ndajeni lëkurën nga hudhra dhe xhenxhefilin. Gjithë përbërsit vendosni në blender. Pasi
të përzieni masën e përftuar hidheni në një enë të madhe dhe filloni të
ngroheni, më pas shtoni 2 litra ujë dhe lëreni të vlojë. Pas kësaj, lëreni
të ftohet dhe më pas kullojeni në shishe qelqi. Mbajini ato shishe në
frigorifer. Hudhra do të humbasë aromën e saj të pakëndshme për shkak të
limonit dhe xhenxhefilit.
Përdorimi
Pini këtë ilaç çdo mëngjes me stomakun bosh (gjysmë
gote), dhe në mbrëmje 2 orë para se të shkoni në shtrat. Tundni para
përdorimit në mënyrë që xhenxhefili të mos mbetet në fund të shishes. Kjo
pije mund të përdoret çdo ditë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire