Stimuloni trurin tuaj të funksionojë më mirë
me lëngun nga Ribes nigrum (rrush serizi ose ribiza)
Një grup shkencëtarësh nga Zelanda e Re kanë kryer hulumtime që kanë
treguar se konsumimi i lëngut të rrushit të zi përmirëson ndjeshëm shëndetin e
trurit të njeriut duke stimuluar funksionet e tij dhe duke mundësuar atij të
luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme.
Shkencëtarët
ndoqën për gjatë 3 javëve 36 persona midis moshës 18 dhe 35 vjeç, detyra e të
cilëve ishte të pinin një gotë me 140 mililitra lëng ribize (Ribes nigrum) një
herë në javë përpara se t'i nënshtroheshin një sërë testesh. Rezultatet e
studimit treguan se arsyeja kryesore që stimulon funksionet e trurit është
anthocyanina, një pigment natyral që gjendet tek ribiza dhe manaferrat e tjera.
U tregua se
konsumimi i lëngut kishte efekte shumë pozitive në aftësitë njohëse të
pjesëmarrësve dhe vetëm një orë pas përthithjes. Hulumtimi u krye nga
profesorë dhe shkencëtarë nga Instituti i Kërkimeve të Bimëve dhe Ushqimit në
Zelandën e Re dhe nga Universiteti Britanik i Northumbria.
Ribes Nigrum, është edhe një anti-inflamatorë natyral,
vlerat e saj janë me të vërtet shumë të efektshme arrijnë të stimulojnë
gjëndrat për lirimin e hormoneve të rëndësishme të cilat luftojnë
inflamacionet. Në rastet kur kemi problem me gojën, rinitet, ose alergjive, Ribes
Nigrum paraqesin një zgjidhje të problemit, pasi ekzistojnë edhe studime të
cilat vërtetojnë efektin e ribes nigrum kundër infeksioneve në organizëm.
Commentaires
Enregistrer un commentaire