Trajtoni i migrenën në mënyrë natyrale, ja me çka ...
Magnezi – Njerëzit e prirur për dhimbje koke shpesh kanë nivele të ulëta të magnezit në gjakun e tyre. Ka prova që marrja e magnezit mund të lehtësojë migrenën dhe dhimbjet e kokës nga tensioni. Merrni 250-400 mg tri herë në ditë.
Xhenxhefili – përveç përfitimeve të shumta shëndetësore dhe sipas hulumtimeve, xhenxhefili gjithashtu lehtëson migrenën. Pluhuri i xhenxhefilit redukton ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e migrenës. Çaji i xhenxhefilit është anti-inflamator dhe është një ilaç i provuar për dhimbjet e kokës.
Vajra esenciale kundër migrenës
Vaji esencial i lavandës ka një sërë vetish terapeutike, siç dëshmohet nga një studim i vitit 2012 i botuar në revistën European Neurology. Hulumtimet kanë vërtetuar se vaji esencial është një mënyrë e sigurt dhe efektive për të trajtuar dhimbjet e kokës dhe migrenën . Efekti është i dukshëm brenda 15 minutave pas inhalimit të vajit esencial.
Commentaires
Enregistrer un commentaire