Çaj karafili për kundër dhembjeve të kokës, migrenës dhe ...
Dhimbjet e kokës shkaktojnë një ndjenjë presioni dhe dhimbjeje dhe ndonjëherë mund të shfaqen me simptoma të ftohjes dhe gripit.
Për fat të mirë, ka çajra që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Një ilaç fuqishëm kundër këtij “çrregullimi” është çaji nga karafili.
Karafili është i njohur për vetitë e tij qetësuese. Çaji i karafilit njëashtu mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Përgatitja:
Hidhni 2,5 dl ujë të vluar mbi karafil, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për rreth 15 minuta. Më pas kullojeni në një shishe qelqi.
Rekomandohet të pini këtë çaj dy deri në tre herë në ditë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire