Kafeina na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rregullon nivelet e kolesterolit LDL thuhet në një hulumtim
Kafeina na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rregullon nivelet e kolesterolit LDL thuhet në një hulumtim
Studimi i fundit lidhur me përdorimin e kafesë i publikuar në Nature Communications, ofron prova se kafeina si përbërës i saj ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Mekanizmi me të cilin arrihet kjo ende nuk është përcaktuar por dhe studimi monitoroi nivelet e kolesterolit LDL ("i keq") në mëlçi.
Rezultatet treguan se kafeina rrit tajitjen e disa enzimave, të cilat rregullojnë mekanizmat e kolesterolit dhe ndikojnë ndjeshëm në proceset që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Nivelet e ngritura të kolesterolit LDL të lipoproteinës me densitet të ulët janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Commentaires
Enregistrer un commentaire