Yndyrna të shëndetshme që gjenden në vaj ulliri, arra dhe fara, avokado, peshk të yndyrshëm për tru të shëndetshëm
Yndyrna
të shëndetshme që gjenden në vaj ulliri, arra dhe fara, avokado, peshk të
yndyrshëm për tru të shëndetshëm
Ushqimi ka një ndikim
të madh në strukturën dhe shëndetin e trurit. Truri konsumon rreth 20% të
marrjes ditore të kalorive duhet të sigurohen me ushqim të mjaftueshëm si një
burim karburanti cilësor që ruan përqendrimin dhe shndetin e mirë mendor.
Para së gjithash,
truri ka nevojë për yndyrna të shëndetshme, veçanërisht ato që gjenden te vaji
i ullirit, arrat dhe farat, avokado, peshk të yndyrshëm, ...
Përveç yndyrnave, trurit
i nevojiten edhe flavonoidet të cilat gjenden në manaferra.
Gjatë një studimi
njëzet-vjeçar me mijëra fruta ngrënës, ekspertët vunë re se ata që konsumonin
manaferrat kishin nivelin më të ulët të dëmtimit kognitiv.
Perimet, veçanërisht ato
të gjelbërtat, janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit sepse përmbajnë
folate, flavonoide, vitaminë E dhe karotenoide. Perimet si spinaqi,
marulat dhe lakra jeshile janë opsionet më të mira. Këto perime madje janë
vërtetuar shkencërisht se ngadalësojnë plakjen e trurit.
Arrat njëashtu janë shëndet
për trurin. Ato janë plot me vitaminë E, e cila ruan funksionin e
trurit. Për shkak të përbërsive që përmban, yndyrave të shëndetshme,
fibrave dhe antioksidantëve, arrat ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të
trupit. Për të bërë një kombinim të vërtetë “magjik” për trurin, përzieni
arrat dhe manaferrat.
Vaji i ullirit është një
bazë e shkëlqyer për një ushqim të shëndetshëm. Mjekët këshillojnë që të
reduktohet përdorimi i vajrave dhe gjalpit të tjerë dhe të përfshihet vaji i
ullirit, veçanërisht i shtrydhur në të ftohtë.
Commentaires
Enregistrer un commentaire