Ulcerat, hemoroidet, astmën, pastroni gjakun me hikërror Hikërrori (lat. Plantago) është një bimë shumë e përhapur dhe lehtësisht e dallueshme. Kjo bimë përmban komponime që janë shumë efektive kundër stafilokokut, streptokokut dhe klostrideve. Lëngu nga hikërrori rekomandohet për pastrimin e gjakut, për trajtimin e disa llojeve të ulcerave, për trajtimin e hemorroideve etj. Ka mbi 200 lloje të kësaj bime, dhe më të njohurat janë ato gjethegjerë dhe gjethengushtë. Përdorimi i hikërrorit është shënuar shumë herët, Hikërrori është shumë efikas në trajtimin e plagëve nëse mbi të aplikohet lëngu i i bimës. Përdorimi më i njohur i hikërrorit është në trajtimin e kollës, por është efektiv edhe në sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes - astma, pneumonia, madje edhe tuberkulozi pulmonar. Disa shkencëtarë pohojnë se hikërrori krijon një neveri ndaj pirjes së duhanit dhe zvogëlon dëshirën për nikotinë. Kjo është arsyeja pse...