Rigoni, nj ё barishte n ё p ё rdorim t ё sh ё ndetit ton ё Rigoni është një barishte mesdhetare që përdoret për gatim dhe qëllime mjekësore . Pёrdoret nё forma tё ndryshme por pёr trajtime shёndetsore kryesisht nё formё tё vajit. Vaji i rigonit të egër është përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe si i tillё pёrdoret nga kohrat e lashta. Hipokrati e përdori atë si një antiseptik. Ky vaj është një nga antibiotikët më të fortë natyrorë, prandaj duhet pasur kujdes me sasinë që pёrdoret gjatё trajtimeve. Lufton infeksionet bakteriale dhe kёrpudhrore Shumë studime kanë treguar se vaji i rigonit ka veti të forta antibakteriale dhe lufton me sukses rreth 30 lloje të baktereve, përfshirë Escherichia coli. Lufton po aq mirë kundër një numri sëmundjesh kërpudhore. Shpesh përdoret për të luftuar kërpudhat nën thonjtë, si dhe për këmbën atletit ( njё infeksion i kёmbёs qё shpesh haset te atletёt – “tinea pedia”)....